Seancë publike në Apel: Mbrojtja kërkon ulje të dënimit për Eshtrefin, Prokuroria kërkon që t’i rritet

Në Gjykatën e Apelit në Shkup është mbajtur seancë publike në lidhje me ankesat e palëve për aktgjykimin e rastit të vrasjes në “Gjorçe Petrov” në maj të vitit 2014-të, ku sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë, Naser Eshtrefi dënohet me 13 vjet burg për vrasjen e maturantit Angel Petkovski, raporton Portalb.mk.

  • Gjykatës: Raportues i lëndës: Gjoko Ristov; gjykatës të Këshillit: Tanja Mileva, Enver Bexheti, Lirije Elezi dhe Lidija Çaçeva.
  • Përfaqësues i akuzës: Prokurori i Prokurorisë së Lartë, Burim Rustemi
  • I akuzuar: Naser Eshtrefi
  • Avokat mbrojtës: Ivanka Jakimovska
  • Avokat i të dëmtuarve: Goce Nestoroski dhe Ivan Kocev
  • Përfaqësuesit ligjor: Nëna dhe babai i të ndjerit Angel Petkovski, Bllagica dhe Sasho
  • Gazetar raportues: Suad Bajrami

Gjykatësi raportues, Ristov, fillimisht e lexoi aktgjykimin e Gjykatës Penale të Shkupit, sipas të cilit Eshtrefi shpallet fajtor dhe dënohet me 13 vjet burg. Ai në detaje citoi vendimin e gjykatës, ku kryetare e Këshillit Gjykues ishte gjykatësja Diana Gruevska Ilievska. Sipas vendimit, Gjykata nuk e beson versionin e Naser Eshtrefit për ngjarjen, por atë të Sasho Petkovski, babait të të ndjerit, i cili ka qenë dhe dëshmitar i ngjarjes.

Pas leximit të aktgjykimit, fjalën e morën avokati i Eshtrefi dhe përfaqësuesi i Prokurorisë së Lartë, Burim Rustemi i cili e konfirmoi qëndrimin e prokurorit që e përfaqësoi akuzën para Gjykatës Penale, Darko Jakimovski. Avokatët e palës së dëmtuar dhe familjarët e të ndjerit, nuk e morën fjalën.

Mbrojtja kërkon dënim më të butë nga ai i që ka miratuar Gjykata Penale ose të kthehet lënda në rishqyrtim, ndërkaq Prokuroria, kërkon dënim më të lartë për Eshtrefin.

Mbrojtja e Eshtrefit kërkon e konteston aktgjykimin e Penales

Avokatja Jakimovska i ka kontestuar disa çështje të ngjarjes, në bazë të cilave është formuluar dhe aktgjykimi. Sipas saj, janë në kundërshtim me atë që realisht ka ndodhur.

Disa prej theksime të mbrojtjes:

  • Kur e kanë parë që i akuzuari nuk ka biçikletë, pse nuk janë kthyer që ta marrin, por kanë shkuar në veturë që ta marrin shkopin e tyre (me të cilin e kanë rrahur Naserin). Thika nuk është gjetur, a paramendoni ai është mjeti me të cilin është kryer vepra penale.
  • E kemi të qartë të gjithë se arma me të cilën është kryer vepra është e familjes së të dëmtuarit, dhe ata e kanë pasur në veturë, ata janë përgatitur për diçka të tillë dhe jo i akuzuari.
  • Sasho, drurin e ka marrë nga vetura dhe e ka kthyer prapë në veturë. U arsyetua që gjoja se e ka gjetur dhe pastaj e ka marrë me veti për t’u mbrojtur që të mos i masakrojë i akuzuari, por si mundet që një person i cili është në mes dy personave dhe mezi e ka shpëtuar kokën e vet të masakrojë dikë.
  • Reagimi i Naserit, asokohe 19-vjeçar, në rrethanat e tilla të ngjarjes, ka qenë i natyrshëm.
  • E gjitha kjo ngjarje është fatkeqësi dhe e paplanifikuar, në të cilin të rinjtë vetë janë përfshirë, me qëllim që të merret drejtësia në duart e tyre.
  • Nuk ka paramendim, pasi që bëhet fjalë për vrasje të momentit. I cili ka vepruar pasi që është rrahur nga i dëmtuari dhe babai i tij me dru.
  • Incizimet nga kamerat e sigurisë nuk ishin kualitative dhe cilësore.
  • Me rikonstruimin nuk u dëshmua se ka goditur i pari, me çka kanë goditur, ku është arma?

Prokuroria nuk është e kënaqur me lartësinë e dënimit

Prokurori i lartë Burim Rustemi, deklaroi se mbetet në propozimin që të hidhet poshtë ankesa e mbrojtjes, ndërkaq të pranohet ankesa e Prokurorisë.

“Në lidhje me ankesën e palës mbrojtje, në asnjë rast nuk mund të ketë vrasje e momentit, pasi që veprën penale e ka kryer me paramendim, ashtu siç është shkruar në aktgjykim. Janë konstatuar gjetjet e Prokurorisë, janë mënjanuar të gjitha dilemat dhe vlerësoj se këtij rasti duhet t’i vihet fundi”, tha Rustemi.

Në ankesën e Prokurorisë, që e ka dorëzuar prokurori Darko Jakimovski, mes tjerash shprehet pakënaqësi për lartësinë e dënimit.

Siç thuhet në sqarimin e ankesës, Gjykata Penale pamjaftueshëm dhe nuk e ka vlerësuar rëndësinë e rrethanave dominonte rënduese ndaj të akuzuarit dhe për këtë dënimi është i butë për veprën e kryer dhe nuk i kënaq qëllimet e dënimit.

Nga ana tjetër, Prokuroria nuk është e kënaqur edhe me rrethanat lehtësuese që janë marrë ndaj të akuzuarit si për shembull, arsimimi i mesëm jo i formuar

Sipas Prokurorisë, Gjykata nuk ka arritur që nëpërmjet shqiptimit të dënimit të dërgojë porosi të qartë se sistemi ndëshkues juridiк nuk fal për veprime të këtilla.

Rasti Naser Eshtrefi

Më 26 mars të këtij viti, Gjykata Penale e Shkupit, Eshtrefin e dënoi me 13 vite burg për therjen me thikë të Petkovskit, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Rasti në fjalë ka. Mbrojtja e ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit pasi që nuk janë të kënaqur me aktgjykimin. Ata vazhdojnë të thonë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshmeNaseri disa herë ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor, po pendohet për veprën.

Gjorçe Petrov
Foto arkiv

Sipas vendimit gjyqësor ngjarja e cila ka përfunduar tragjikisht ka filluar pasi që Naseri ka hyrë në shtëpinë e Sasho Petkovskit (babait të Angelit) në Gjorçe Petrov dhe e ka vjedhur një biçikletë në sy të tij dhe djalit të tij Angelit dhe është larguar. Ata, sipas gjykatës, i janë vënë pas dhe kanë shkuar që ta presin Naserin te ura ku kalon lumi Vardar, gjegjësisht në afërsi të Spitalit të Syve, në Gjorçe Petrov. Atje janë takuar me Naserit, Angeli i ka thënë babait të tij ky është vjedhësi i biçikletës, ndërkaq kur e ka pyetur Sasho Naserin se a e ke vjedhur ti biçikletën, sipas Gjykatës, Naseri e ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur Angelin dy herë. Babai i Angelit e ka goditur me një dru Naserin, ndërkaq sipas gjykatës, pas kësaj Naseri ka ikur, ndërkaq babai me Angelin janë drejtuar për te Spitali i Syve për ndihmë. Në shkallët e spitalit Angeli ka ndërruar jetë.

Procesi gjyqësor është kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme, pasi që fillimisht Gjykata Penale dhe e Apelit Eshtrefin e dënuan me 14 vjet burg. Mbrojtja e ankimoi vendimin në Supreme, për shkak të parregullsive në procedurën gjyqësore dhe Supremja e pranoi ankesën e tyre.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë.  Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

Më poshtë mund t’i shihni detajet për rastin në fjalë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button