Kandidat të pavarur në zgjedhjet lokale: Më së shumti në vitin 2005 – 25 përqind, më pak në vitin 1996 – 7,5 përqind, në zgjedhjet në vijim – 8,75 përqind

Prej gjithsej 297 kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale në vijim më 17 tetor, të pavarur janë 26 apo 8,75 përqind. Kjo është më pak në krahasim me zgjedhjet e fundit lokale në të cilat kishte mbi 10 përqind kandidatë të pavarur. Më së shumti kandidatë të pavarur për kryetar komune ka pasur në zgjedhjet lokale në vitin 2005 – mbi 25 përqind, ndërsa më pak në zgjedhjet e para në vitin 1996 – 7,5 përqind, shkruan Nova, transmeton Portalb.mk.

Kandidatë të pavarur do të ketë në 18 komuna dhe në Qytetin e Shkup apo në 22 përqind prej gjithsej 80 komunave. Në të gjitha zgjedhjet lokale deri më tani ka pasur të paktën një kandidat të pavarur i cili ka marrë mandat. Më shumë kandidatë të pavarur kanë marrë mandate në zgjedhjet lokale në vitin 2005 – shtatë, ndërsa më pak në zgjedhjet e vitit 1996 – një.

Sipas KSHZ, numër të nevojshëm të nënshkrimeve kanë mbledhur 57 grupe të votuesve për lista këshilltarësh prej gjithsej 70 të cilat kanë mbledhur nënshkrime.

Nga gjithsej 546 listat e dorëzuara për këshilltar, 63 apo 11,5 përqind janë të pavarur. Lista të pavarura këshilltarësh janë dorëzuar në 40 komuna apo në gjysmën e numrit të përgjithshëm të komunave dhe Qytetit të Shkupit. Më shumë lista të pavarura ka pasur në zgjedhjet në vitin 2013 – mbi 17 përqind, ndërsa më pak në zgjedhjet e para dhe të dyta në vitin 1996 dhe 2000, kur vetëm mbi 3 përqind e listave të dorëzuara për këshilltarë kanë qenë të pavarura.

Në zgjedhjet e para lokale pas decentralizimit të ri territorial në vitin 2005, këshilltarë të pavarur ka pasur në mbi një të tretën e komunave – 36,47 përqind, nivel që ka rënë në 35 përqind në vitin 2009, në 29,6 përqind në vitin 2013 dhe në 22,2 përqind në zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2017.

Më pak këshilltarë të pavarur ka pasur në zgjedhjet lokale në vitin 2000 – 1,73 përqind prej numrit të përgjithshëm të këshilltarëve, më pas vijojnë zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2017 në të cilat ka pasur 2,74 përqind, ndërsa më shumë këshilltarë të pavarur janë zgjedhur në zgjedhjet lokale në vitin 2005 – 4,77 përqind.

Zgjedhjet e pavarura lokale në Maqedoninë e pavarur janë mbajtur më 17 nëntor në vitin 1996, në të cilat janë zgjedhur këshilltarë dhe kryetarë komunash në 123 komuna, plus Qyteti i Shkupit.

Nga gjithsej 683 kandidatë për kryetarë komunash, të pavarur kanë qenë 51 kandidatë apo 7,5 përqind. Në ato zgjedhje, mandate kanë marrë gjithsej shtatë parti dhe vetëm një kandidatë i pavarur – në Komunën e Shipkovicës.

Nga gjithsej 747 lista kandidatësh për anëtarë në këshillat komunalë, të pavarur kanë qenë 26 apo 3,5 përqind. Grupe të pavarura për anëtarë të këshillave të komunave kanë marrë gjithsej 1,03 përqind nga votat dhe kanë marrë 30 mandate apo vetëm 3,66 përqind nga gjithsej 1,802 vende të këshilltarëve.

Kandidatët  e pavarur kanë marrë të paktën një vend në këshill në 12 komuna, përkatësisht në 9,67 përqind nga numri i përgjithshëm i komunave.

Zgjedhjet e treta lokale që janë mbajtur më 13 mars të vitit 2005, në të cilat janë zgjedhur këshilltarë dhe kryetarë komunash në 84 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, janë zgjedhjet e para lokale pas decentralizimit të ri territorial dhe zvogëlimit të numrit të komunave.

Nga gjithsej 379 kandidatë për kryetarë komunash, të pavarur kanë qenë 92 apo 24,27 përqind nga kandidatët. Në këto zgjedhje, mandate kanë marrë pesë parti dhe shtatë kandidatë të pavarur, edhe pse disa prej tyre në rrethin e dytë janë mbështetur prej partive.

Kandidatë të pavarur kanë fituar në Qytetin e Shkupit – Trifun Kostovski; në Gjorçe Petrov – Sokol Mitrovski, në Zelenikov – Borçe Gievski, në Kavadar – Panço Minov, në Kërçovë – Vladimir Tolevski, në Çashkë – Stojakn Manevski dhe në Çuçer Sandevë – Voislav Kirangjiq.

Prej gjithsej 445 listave të kandidatëve për anëtarë të këshillave komunalë, lista të pavarura kanë qenë 33 apo 7,41 përqind. Këshilltarë të pavarur kanë marrë 64 vende apo 4,77 përqind prej gjithsej 1,341 vende këshilltarësh.

Kandidatë të pavarur kanë marrë të paktën një vend këshilltarë në 31 komuna, përkatësisht me mbi një të tretën nga numri i përgjithshëm i komunave.

Në zgjedhjet e fundit lokale, që janë mbajtur më 15 tetor të vitit 2017, në të cilat janë mbajtur kryetarë komunash dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Nga gjithsej 257 kandidatë për kryetarë komunash, 27 apo 10,5 përqind kanë qenë të pavarur. Mandatë kanë marrë gjashtë parti dhe tre kandidatë të pavarur.

Nga gjithsej 371 lista për këshilltarë, 48 apo 12,9 përqind kanë qenë të pavarur. Këshilltarë të pavarur kanë marrë 37 mandate prej gjithsej 1,347 vende, që paraqet vetëm 2,74 përqind.

Kandidatët e pavarur kanë marrë të paktën një vend në këshill në 18 komuna, përkatësisht në 22,2 përqind nga numri i përgjithshëm i komunave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button