Pronari e ka rrënuar objektin i cili e pengonte gazifikimin në Tetovë

U rrënua objekti i cili pengonte procesin e gazifikimit në Tetovë për disa muaj. Këtë e konfirmoi për Portalb.mk, Bajram Rexhepi, drejtori i Resurseve Engergjike në RMV. Ky objekt pa leje ndodhej vetëm tre metra afër gazsjellësit, gjë që është e ndaluar me ligj. Kjo drejtori më herët kërkoi nga Komuna e Tetovës rrënimin e këtij objekti, megjithatë përgjigje atë kohë nuk morën. Komuna e Tetovës nuk u përgjigj as në pyetjet gazetareske të Portalb.mk edhe këtë radhë për këtë rast, madje për të dytën herë.

Drejtori i Resurseve Energjike në RMV, Bajram Rexhepi për Portalb.mk konfirmoi se objekti i cili e pengonte procesin e gazifikimit në Tetovë është prishur nga vetë pronarët.

Portalb.mk sot ishte në terren dhe siguroi pamje nga kjo pikë, ku objekti tani më është rrënuar, dhe gjatë kohës që ishim në terren aty po punohej, pamjet mund të shihen më poshtë:

This slideshow requires JavaScript.

Kështu dukej pika te gazsjellësi gjatë muajit qershor kur objekti pa leje ishte duke u ndërtuar:

This slideshow requires JavaScript.

Bajram Rexhepi, drejtori i Resurseve Energjetike në RMV

“Ne jemi operatori që bën transmisionin e gazit. Punën e distribuimit nuk e bëjmë ne, domethënë nuk e shpërndajmë nëpër qytet, as në Tetovë as në qytetet tjera. Ajo do të jetë një kompani që do jetë partner në partneritet me qeverinë, edhe procedura për përzgjedhjen e partnerit privat që do duhet ta ndërtojë është në vijim e sipër edhe duhet të mbarojë diku deri në fillim të vitit të ardhshëm, mbas asaj partneriteti privat do të ketë obligim që të ndërtojë rrjetin e distribuimit nëpër të gjitha qytetet sipas specifikacioneve që janë caktuar paraprakisht.” tha Bajram Rexhepi për Portalb.mk.

Paraprakisht nga kjo Drejtori në qershor kërkuan nga Komuna e Tetovës që të rrënojë këtë objekt, por nga kjo komunë nuk u përgjigjën në këtë kërkesë. Projekti për gazsjellësin nuk munde të merr leje përdorimi në qoftë se ka objekte pa leje rreth tij.

“Projekti për gazsjellësin nuk do të merr leje përdorimi asnjëherë në qoftë se ka objekte pa leje përreth tij. Objekti në fjalë i cili na krijon probleme ndodhet 3 metra larg gazsjellësit. Ne fillimisht kërkuam nga komuna e Tetovës informacion se a ka leje ndërtim ai objekt, pasi na informuan se nuk ka, kërkuam rrënimin e tij për shkak se vetëm ata e kanë këtë kompetencë, nuk kemi marrë përgjigje ende.” tha në qershor Bajram Rexhepi, drejtor i Resurseve Energjetike në Maqedoninë e Veriut.

Portalb.mk siguroi dokumentin ku kërkohet rrënimi i këtij objekti:

Dokumenti që vërteton se nga Drejtoria e Resurseve Energjetike është kërkuar rrënimi i objektit pa leje.
Dokumenti që vërteton se nga Drejtoria e Resurseve Energjetike është kërkuar rrënimi i objektit pa leje.

Ndërtimi i rrjetit të gazsjellësit për në Tetovë dhe Gostivar nga pjesa e Shkupit është në pëfundim e sipër, ndërsa premtohet nga viti 2017. Për momentin në Tetovë asnjë objekt në Tetovë nuk përdor këtë metodë. Nga Komuna e Tetovës nuk u përgjigjën në pyetjet e Portalb.mk, pavarësisht se na thanë që do na japin përgjigje për rastin në fjalë.

Komuna e Tetovës nuk e ka kryer edhe një detyrë tjetër për këtë proces që është themelimi i një Ndërmarrje Publike enkas për gazifikim, kjo për shkak se secili qytet i cili është përfshirë në këtë proces ka ndërmarrjen e vet për gazifikim ndërsa ndërmarrja qendrore është në Shkup.

Ndryshe, nga Qeveria e RMV-së kishin siguruar 90 milion euro për 204 kilometra rrjet të gazsjellësit. Eko aktivistët vazhdimisht kanë bë thirrje për sjelljen e gazit natyror në rajonin e Pollogut, marrë parasysh se ishte një ndër rajonet më të ndotura në vend.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button