fbpx

Bekteshi paralajmëroi lehtësim të mundshëm të masave kufizuese me kusht që qytetarët dhe hoteleritë të respektojnë protokollet

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pret lehtësimin e masave kufizuese në periudhën e ardhshme të dimrit nëse qytetarët dhe objektet hotelerike respektojnë protokollet, transmeton Portalb.mk.

Ai nuk specifikoi nëse do të ketë lehtësim apo heqje të mundshme, por përsëriti se qeveria u përmbahet rekomandimeve të Komisionit për Sëmundjet Infektive.

“Nëse të gjithë u përmbahemi masave, numrat do të bien dhe do të ketë mundësi për lehtësim. Jam i bindur se do të ketë lehtësim në periudhën e dimrit nëse kështu respektohen masat si tani, si nga objektet hotelerike ashtu edhe nga qytetarët, por nuk mund të them nëse do të shfuqizohen. Ne gjithmonë do të ndjekim rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive”, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve me rastin e Ditës botërore të turizmit.

Në fuqi mbeten masat e përgjithshme për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura si dhe për ruajtjen e distancës. Ndërkohë masa më specifike muajin gusht Ministria e Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektivepas shqyrtimit të gjendjes epidemiologjike në Tetovë u dakorduan që t’i propozojnë Qeverisë masa të reja për këtë rajon, që të parandalohet përhapja e shpejtë e virusit Korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button