fbpx

RMV, edhe tre ditë regjistrimi i popullsisë, deri tani janë regjistruar 1.61 milionë qytetar

Deri në orën 20:00 të ditës së djeshme janë regjistruar 1.619.857 persona, 503.491 familje dhe 711.695 banesa, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Sot është dita e 23 -të e Regjistrimit dhe deri në fund kanë mbetur edhe tre ditë aktivitete të regjistrimit, transmeton Portalb.mk.

Mundësia për vetë -regjistrim të personave jashtë vendit, nga ana tjetër, e kanë përdorur deri më tani – 197.033 qytetarë të diasporës.

Përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre të cilat i hapi Enti Shtetëror i Statistikave. Lokacionet e regjistrimit janë të disponueshme në linkun e EShS-së: https://popis2021.stat.gov.mk/Upatstva/SpisokNaKPRzaPopisuvanje.pdf.

Autoritetet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve të përmbushin detyrën e tyre qytetare dhe ligjore dhe të regjistrohen. Apel bëri edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili u regjistrua dje me familjen në shtëpinë e tij në Strumicë.

“Pas 20 vitesh, më në fund vendi ynë do të marrë të dhëna relevante dhe aktuale që do të jenë më tej baza për krijimin e politikave reale, të cilat iu përgjigjen nevojave të qytetarëve. Që ky operacion të jetë plotësisht i suksesshëm, mbetet edhe më tej apeli për t’i pritur regjistruesit dhe përmes një procedure të thjeshtë dhe në një kohë shumë të shkurtër që çdo qytetar të japë kontributin e tij dhe kështu të ketë regjistrim të suksesshëm si garanci për të ardhme të sigurt dhe të parashikueshme për të gjithë ne”, bëri thirrje Zaev.

Regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili zyrtarisht filloi më 5 shtator, do të zgjasë deri më 30 shtator.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button