Forcat izraelite i kanë vrarë 5 palestinezë në Bregun Perëndimor

Pesë palestinezë u vranë sot në bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas mediave izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta Yedioth Ahronoth tha se pesë palestinezët humbën jetën në një shkëmbim zjarri gjatë një bastisjeje izraelite për të arrestuar një numër anëtarësh të Hamasit në qytetet Jenin dhe Ramallah.

Sipas gazetës, tre palestinezë u vranë në fshatin Bidu, në veriperëndim të Kudsit, në një shkëmbim zjarri që shpërtheu kur forcat izraelite rrethuan një shtëpi në fshat.

Dy palestinezë të tjerë u vranë në fshatin Burqin, në qytetin jugperëndimor Jenin.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se situata mund të përshkallëzohet nëse Hamasi lëshon raketa nga Rripi i Gazës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë, nga ana e saj, konfirmoi se katër palestinezë u vranë në bastisjet izraelite.

Guvernatori i Jenin-it, Akram al-Rujoub, ndërkohë, tha se nëntë palestinezë u plagosën nga të shtënat me armë izraelite gjatë operacionit të arrestimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button