fbpx

Dikur prodhonin, tani blejnë groshë të importuar, ndryshimet klimatike po e shkatërrojnë groshën e Tetovës

Çdo vit gjithnjë e më pak groshë Tetove mund të gjenden në zonën autoktone të Tetovës sepse bujqit nuk kanë rendimente nga kjo kulturë. Si arsye theksohen temperaturat e larta për shkak të të cilave në fushat e Tetovës nuk ka rendiment, kurse në të njëjtën kohë ata e vlerësojnë luftën kundër insekteve të dëmshme që sulmojnë frytin si të pasuksesshëm, shkruan Tetovo Info.

Bllagoja Koteski nga fshati Dobrosht i Tetovës është ndër ata që tashmë disa vjet nuk kultivon groshë. Ai ka vendosur ta ndërmarrë atë hap sepse rendimenti i kësaj kulture është zvogëluar në mënyrë drastike.

“Njerëzit heqin dorë, grosha tashmë është “e sëmurë”. Ajo nuk lind fare. Pardje, fola me njerëzit që punojnë. Uji është afër tyre, por thonë nuk ka, fara që e mbollëm është zhdukur. Tre vjet e gjysmë më parë kisha një fushë prej tre kuintal e gjysmë. Mesatarja ishte 80 deri në 120 kilogramë. Maksimum ka pasur deri në 150 kg. Mund të gjeja deri në 300/400 kg. Por fatkeqësisht kushtet klimatike e veçanërisht temperaturat e larta, të cilat janë të papërshtatshme për groshën dhe misrin dhe shumë kultura të tjera kontribuojnë që atë të mos zhvillohen.” shpjegoi fermeri me përvojë Koteski.

Ai tha se as ujitja më intensive nuk ndihmon

“Ne i ujisim, rrënja merr ujë siç duhet, por nga lart mbi tokë, në këto temperatura të larta mbi 40 gradë, nuk ka lagështi nga lart dhe grosha thahet. Mund të mos thahet, e shihni bishtajoren me ngjyrë të bardhë dhe të mirë në dukje, por kur hapet brenda nuk ka groshë. Kjo do të thotë se grosha nuk ka lindur ose kokrra e groshës është tharë. Ose mund të ketë disa kokrra me madhësi të rërës. Nuk ka zgjidhje për këtë. Jemi përpjekur të spërkasim me ilaçe të ndryshme për të shkatërruar bishtajore të ndryshme. Kishte shembuj të disa insekteve, brumbujve, provuam spërkatje të ndryshme me barna bujqësore me të cilat  spërkaten të lashtat e ndryshme, për të shkatërruar brumbujt por nuk kishte efekt.” tha Koteski.

Koteski theksoi se fermerët që mbjellin groshë në rajonin e Tetovës së bashku me misrin po heqin dorë nga kjo kulturë.

“Ashtu që, nëse mbillni misër dhe nuk gjeni groshë, nëse misri është për foragjere, mbjellja e ij është e kotë. Përndryshe, po të mbillet vetëm misri nuk ka rëndësi. 80% e popullsisë në Dobroshte nuk mbjell as misër as groshë. Nuk ka më fermerë fare, kurse të rinjtë nuk duan të punojnë. Këtu në Dobrosht ka mbi 1000 hektarë tokë të punueshme pjellore, ndërsa tani kultivohen vetëm 50 hektarë. Pjesa tjetër janë vetëm livadhe, gjemba dhe shkurre të dendura dhe sipërfaqe të shkreta dhe nuk ka asgjë, kurse ne jetonim prej saj.” shpjegoi 72-vjeçari nga fshati Dobrosht.

Koteski ka tre djem, por vetëm njëri prej tyre i ndihmon në punët bujqësore. Dy të tjerët as që jetojnë në Dobrosht. Sipas tij, fakti që të rinjtë nuk punojnë në bujqësi është një nga arsyet e shkatërrimit të këtij aktiviteti. Kjo është arsyeja pse gjërat ndryshuan.

“Tre vjet më parë, kur pamë që nuk kishte prodhim të mirë të groshës, filluam të kultivojmë lajthi. Është më fitimprurëse. Çfarëdo që del atje është me më pak punë dhe kështu do të fitoj më shumë me lajthi sesa me groshë dhe misër. Misri duhet të ujitet të paktën pesë herë, të gërmohet dy herë, të spërkatet, shumë punë. Edhe grosha duhet të spërkatet. Nëse nuk keni groshë në misër, që ta mbledhësh për ta shitur, për të zbritur shpenzimet e misrit, nga lërimi, nga ujitja, misri është kot, një kg misër është 10 deri në 12 denarë. Lajthia ka shumë më pak punë, me një hulli, me ujë nga mali që rrjedh, nuk kam nevojë as për sistemin pikë-për-pikë, gjithçka është natyrale, ujë nga mali, jam shumë i kënaqur, nga viti 4-5 duhet të ketë rendimente për shitje. Nuk ka aq shumë punë, kosto, asi dhe s’ka kush të punojë. Të rinjtë ikën, vetëm njëri nga tre djemtë është në fshat me shtëpi, por askush nuk punon në bujqësi.” tha Blagoja Koteski.

Ai nuk ka groshë tani as për vete në shtëpi. Është i detyruar të blejë në dyqan.

“Unë nuk kam groshë, blej. I gjithë fshati, jo vetëm unë por edhe ata që e kanë mbjellë nuk kanë prandaj e blejnë groshën e importuar në dyqane. Nuk mund ta gjeni në treg. I pyeta miqtë e mi nëse kishte mjaft groshë në fshat.” tha Koteski.

Kjo kulturë vështirë se gjendet në tregun Tetovës këtë periudhë kur mbaron vjelja e groshës. Aty ku ka, shitet për më shumë se 300 denarë nga korrja e re, ndërsa ajo vitit të kaluar mund të blihet për 150 denarë.

Ekspertët nga Agjencia për promovimin e zhvillimit bujqësor, njësia rajonale e Tetovës sqarojnë se nëse gjatë lulëzimit ka temperatura të larta dhe lagështi relative të ulët, lulja hidhet dhe pasoja është që mos të lidhet grosha. Ata gjithashtu theksojnë se në atë pjesë të procesit të rritjes së groshës, fermerët nuk kanë mundësi të ndikojnë drejtpërdrejt, por varen nga moti.

Si ekspertët ashtu edhe prodhuesit thonë se zonat po zvogëlohen për shkak të mungesës së blerjes së organizuar të groshës si për shembull pjeshka. bujqit kryesisht shesin groshë në tregjet e gjelbra, ndërsa vetëm disa kultivues arrijnë të shesin më shumë prodhim jashtë vendit.

Ndryshe, grosha mbillet në fund të prillit dhe fillim të majit, ndërsa mblidhet duke filluar nga ditët e fundit të gushtit por edhe gjatë shtatorit. Grosha e Tetovës është e njohur sepse pas gatimit e ruan kompaktësinë, kështu që lëkura ndahet shumë pak nga kokrra. Është e mbrojtur nga Enti për Pronë Industriale me origjinën dhe karakteristikat e saj gjeografike.

Autor: Aleksandar Samarxhiev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button