Kosovë, pesë viktima dhe 77 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi sot se pesë persona vdiqën nga Covid-19, ndërkaq janë regjistruar 77 raste të reja, nga 4,322 testime të kryera. U regjistruan 696 pacient të shëruar ndërsa raste aktive janë 4,176, transmeton Portalb.mk.

Në 24 orët e fundit u aplikuan 16.481 doza të vaksinës.

Që prej fundit të marsit, kur Kosova edhe nisi fushatën e imunizimit kundër Covid-19 , e deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar 503.498 persona.

Në Kosovë përdoren vaksinat e AstraZenecas dhe Pfizer/BioNTech

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button