Nesër fillon vaksinimi me dozën e tretë, këto janë kategoritë që kanë përparësi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe konfirmoi se vaksinimi kundër Covid-19 me dozën e tretë do të fillojë nesër. Të parët në rradhë që do të marrin dozën e tretë, me konfirmim janë qytetarët mbi 60 vjeç, punonjësit e shëndetit dhe personat me sëmundje imune, transmeton Portalb.mk.

“Qytetarët mbi 60 vjeç, sipas periudhës kohore pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, do të marrin një mesazh për t’u vaksinuar. Ky mesazh do të jetë një kujtesë në kuptimin që nuk ka një datë ose pikë të caktuar, por që ata mund të shkojnë kudo më afër vendit ku jetojnë. Pika në sallën “Boris Trajkovski” do të vazhdojë të funksionojë, në të gjitha poliklinikat e tjera këtu në Shkup dhe në të gjithë vendin.” tha Filipçe.

Ai gjithashtu tregoi se procesi i skriningut në shkolla ndoshta do të fillojë në dy javë.

“Ne do të fillojmë me pëlqimin e prindërve dhe do të vazhdojmë të prezantojmë metodologjinë. Unë besoj se përgatitja do të përfundojë gjatë javës së ardhshme dhe se nga ajo javë e tutje ne do të fillojmë procesin e testimit. Dua të them se qëllimi është zbulimi i bartësve të mundshëm asimptomatikë të virusit, duke e ditur se fëmijët janë bartësit më të zakonshëm asimptomatikë.” tha Filipçe.

Doza e tretë duhet të merret të paktën 6 muaj pas dozës së dytë. Qytetarët do të marrin mesazh përmes “Takimi im” se ata mund të paraqiten për vaksinë, dhe kjo do të fillonte të hënën.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dje informoi se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 392 raste të reja, 339 pacientë janë shëruar, ndërkaq 20 të tjerë kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 189.551, të shëruarve 170.734, të vdekurve 6.577, ndërkaq momentalisht në vend ka 12.240 raste aktive.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button