Nesër fillon viti i ri shkollor në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci njftoi  se janë bërë përgatitjet e duhura për nesër për fillimin e vitit të ri shkollor. Ajo tha se se mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar, ndërsa më shumë se 65% prej tyre me të dy dozat, transmeton Portalb.mk.

”Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse të rekomanduara nga profesionistët shëndetësor. Kjo është mënyra më e mirë për të vënë nën kontroll pandeminë, duke i kontribuar mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe ruajtjes së shëndetit publik.” shkroi Nagavci në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button