Gjermania sot voton për udhëheqësin e ri

Sot rreth 60 milionë qytetarë me të drejtë vote në Gjermani, do të vendosin për udhëheqjen e re të vendit. Ligjvënësit që do të fitojnë në zgjedhjet e sotme, do të vendosin se kush do të zëvendësojë kancelaren popullore në largim Angela Merkel, transmeton Zëri i Amerikës.

Anketat tregojnë se ka të ngjarë që do të duhet një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve që do të thotë se mund të duhen disa javë para se të shpallet zëvendësuesi i Merkel.

Kancelarja Merkel, forca shtytëse që e radhiti Gjermaninë si ekonominë kryesore të Evropës, po largohet pas 16 vjetësh në krye të qeverisë së drejtuar nga Unioni Kristian-Demokrat (CDU) i qendrës së djathtë.

Ndryshe, Angela Merkel u bëri thirrje gjermanëve dje t’i japin votën e tyre pasardhësit të saj Armin Laschet për të hartuar të ardhmen e Gjermanisë, në një përpjekje të fundit për të forcuar fushatën e tij në vështirësi 24 orë para votimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button