fbpx

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme: Reforma e modelit të bashkësive të nxënësve është e domosdoshme

Nevojitet model i ri i organizimit të nxënësve që do të mund të zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjitha shkollat ​​në të gjithë vendin. Që bashkësitë e nxënësve, gjegjësisht këshillat e nxënësve të jenë zëri i vërtetë i të rinjve dhe nevojat e tyre, të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në shkollë duhet t’i zgjedhin drejtpërdrejtë kryetarët/et e këtyre organeve. Në këtë mënyrë, bashkësitë e nxënësve do të bëhen vend që do të nxitë të rinjtë të mendojnë në mënyrë më kritike dhe të vendosin vetë për të ardhmen e tyre, transmeton Meta.mk.

Ky është përfundimi i panelit të diskutimit “Çfarë risish nevojiten në organizimin e shkollave të mesme?” që u organizua nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme dhe Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektivat Euro-Atlantike.

Presidenti aktual i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Luka Paviçeviq, vlerëson se dy problemet kryesore me të cilat përballen bashkësitë aktuale të nxënësve janë mënyra se si të rritet pjesëmarrja dhe të motivohen nxënësit, por edhe mungesa e një kuadri ligjor që lejon një bashkësi të tillë të jetë i lirë dhe e aftë për të përfaqësuar interesat e nxënësve. Ai vuri në dukje se ka shkolla të mesme aktive me bashkësi aktive të ndërtuara nxënësve, por në shkollat ​​e tjera nuk ka fare organe të nxënësve ose ato krijohen nga drejtori ose nga profesorët. Lidhur me mënyrën se si të inkurajohen të rinjtë që të aktivizohen, Paviçeviq dha propozim konkret.

“Nëse duam të motivojmë dikë dhe që dikush të ketë besim – aspekti kryesor duhet të jetë përfshirja. Zgjidhja më e mirë e problemit është reformimi i strukturës së përzgjedhjes së bashkësive të nxënësve. Për shembull, nxënësit duhet të vazhdojnë të zgjedhin kryetarët e klasave të tyre, por kryetari i bashkësisë së nxënësve, i cili duhet të përfaqësojë të gjithë nxënësit në një shkollë, duhet të zgjidhet nga të gjithë nxënësit, dhe jo, siç ndodh aktualisht, të zgjidhet vetëm nga kryetarët e klasave. Kështu do të krijohej  sistem i bukur demokratik, me legjitimitet të shtuar, kurse vetë nxënësit do të jenë më aktivë dhe do të analizojnë dhe do të mendojnë për zgjedhjen.” shpjegoi Paviçeviq.

Sondazhi i Shoqatës Liderë për Arsim, Aktivizëm dhe Zhvillim (LEAD) zbuloi se 84 përqind e të rinjve nuk përfshihen sepse nuk besojnë se mund të bëjnë diçka dhe të kenë ndikim në shoqëri, ndërsa 56 përqind e nxënësve nuk i ndjekin kurrë ngjarjet politike dhe shoqërore në vend. Kjo për Ivan Jovanov, drejtorin ekzekutiv i LEAD është fakt shqetësues sepse në këtë mënyrë do të kemi një person të ri 18 vjeç që ka mundësi të votojë, por ai nuk është i interesuar dhe nuk e di se çfarë po ndodh jashtë shkollës.

“Pjesëmarrja e nxënësve dhe demokracia janë të rëndësishme për të prodhuar individ të ndërgjegjshëm dhe të informuar i cili do të përfshihej në shoqëri. Kjo është e rëndësishme sepse çdo person 18-vjeçar duhet të votojë. Por për kë do të votojnë nëse nuk janë të informuar dhe nëse nuk e dinë se si funksionon sistemi zgjedhor dhe politik”, tha ai.

Jovanov theksoi se nxënësit janë pasqyrë e profesorëve, drejtorëve dhe sistemit.

“Nëse kemi staf jocilësor, do të kemi edhe nxënës jocilësorë. Kjo është arsyeja për të cilën ne duhet të punojmë edhe me mësimdhënësit. Nëse ia dalim që me reforma të këtilla ta forcojmë organizimin e shkollave të mesme, atëherë mund të themi se reforma e këtillë do të mund të zbatohet kudo.” theksoi ai.

Psikologia e shkollës Ana Poprizova, në anën tjetër vuri në dukje se është shumë e rëndësishme të forcohet kapaciteti i nxënësve që së pari ata të kenë integritetin e tyre, në mënyrë që bashkësitë e nxënësve të jenë zë i vërtetë i të rinjve dhe nevojave të tyre.

“Në shkolla, duhet të punojmë për të mbështetur nxënësit dhe bashkësitë e nxënësve që të jenë pasqyrim i të rinjve. Bashkësitë nxënësve nuk mund të funksionojnë vetëm në nivelin e organizimit të nxënësve. Patjetër duhet të punohet edhe me mësimdhënësit. Sepse edhe mësimdhënësit, të cilët kanë paragjykime, të cilët nuk kanë njohuri të mjaftueshme, të cilët kanë kapacitet të kufizuar demokratik, duhet të jenë mbështetës të nxënësve. “Tani mungon mbështetja e vërtetë nga mësimdhënësit.” tha Poprizova.

Ajo gjithashtu propozon që angazhimi në shoqatat e nxënësve të njihet dhe të vlerësohet si nxënës që fiton çmime në gara të ndryshme.

“Një anëtar më aktiv i bashkësisë së nxënësve nuk vlerësohet aspak nga bashkësia arsimore. Pranohet dhe njihet çdo nxënës që merr pjesë në gara – ata marrin lëvdata dhe çmime. Por ata nxënës të cilët kanë qenë liderë të vërtetë të gjeneratave dhe shkollave të tyre sipas disa kritereve të dhënies nuk mund të konkurrojnë as për më të mirët e gjeneratës. Kjo tregon se sa i vlerëson, gjegjësisht sa nuk i njeh sistemi dhe shoqëria jonë. Dhe kjo ka ndikim de motivues për nxënësit. Propozoj që kjo të bëhet pjesë e ndonjë sistemi njohjeje dhe vlerësimi. Kjo do të rrisë edhe motivimin e nxënësve për aktivizëm si nxënës.” tha Poprizova.

“Është koha që të rinjtë të përfshihen në të gjitha proceset shoqërore sepse ata vetë sjellin ide të reja, progresive dhe të freskëta që nevojiten për funksionimin e ardhshëm të vendit tonë.” tha Jovica Jankoviq nga IQMPEA.

“Nëse shteti nuk i dëgjon të rinjtë, atëherë bëhet e qartë se ne do të humbasim shumë prej tyre jashtë vendit. Është koha për të ndaluar këtë. Me aktivitete të tilla IQMPEA dhe Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme me forca të përbashkëta fillojnë diskutim në mënyrë që të inkurajojnë dhe ndërtojnë udhëheqës të rinj që në moshë të re. Duam të tregojmë se udhëheqësit e së nesërmes janë akoma sot në shkolla në të gjithë vendin. T’iu ndihmojmë, gjegjësisht, t nxisim krijimin e liderëve të vërtetë me energji të re dhe të freskët, të cilët do të krijojnë një shtet me prosperitet nesër, vend i cili do t’u ofrojë kushte të rinjve të qëndrojnë dhe ta ndërtojnë atë së bashku në një vend që ofron mundësi të barabarta dhe të mëdha për çdo individ.” tha Jankoviq.

LEXO: Liderët e të nesërmes krijohen sot, ata janë nëpër shkolla – panel diskutimi mbi organizimin e shkollave të mesme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button