MPB: 152 shkelje të trafikut në Shkup, 63 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje vazhdoi me kontrollet e intensifikuara të aksionit në fushën e trafikut në territorin e Shkupit, ku kanë konstatuar 152 shkelje, në mesin e të cilave 63 për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar, transmeton Portalb.mk.

Në mesin e shkeljeve janë 11 për vozitje pa patentë shoferi, 9 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 11 për automjete teknikisht të dëmtuar dhe të paregjistruara,  3 për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 7 për shofer fillestar, 8 për përdorimin e telefonit dhe  21 për parkim të paligjshëm.

Nga MPB apelojnë që qytetarët të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button