fbpx

Mensur Hyseni theu dy rekorde botërore Guinness brenda një viti (VIDEO)

Rekord-shënuesi Mensur Hyseni nga Kosova theu dy rekorde botërore Guinness brenda një viti. Rekordi i pare që Mensuri theu ishte në shkurt. Më pas, vendosi që ta sfidojë veten me një rekord tjetër që do të vendosej për herë të pare në botë. Për Portalb, Mensuri tregoi për rrugëtimin e tij drejt Librit të Guinnessit.

Verën e kaluar, Mensuri kishte dëgjuar për Librin Guinness dhe vendosi që ta sfidojë veten në këtë sferë duke bërë ushtrime në palestër. Kështu, duke lënë gjithçka tjetër, u fokusua vetëm në ushtrime. Kishte ditë kur qëndronte në palestër edhe nga gjashtë orë.

“Bashkë me bashkëshorten, Remzije Hyseni, kemi një palestër private. Aty kalojmë një kohë të madhe të ditës. Ndjehem keq që gjatë kësaj periudhe nuk u kam përkushtuar aq shumë vëmendje fëmijëve të mi. Por, në fund, gjithçka u shpërblye.” tha Mensur Hyseni.

Bashkëshortja e Mensurit, Remzia, është trajnerja e tij. Përveç se përkujdeset për ushtrimet e tij ditore, gjithashtu ajo ia përgatit edhe ushqimin. Gjatë periudhës së garave, Mensuri i përmbahet një regjimi të rreptë ushqimor. Kjo i ndihmon që ai të fitojë masë muskulare dhe të ketë energji gjatë ushtrimeve.

Shkurti i këtij viti ishte një gëzim për të gjithë. Mensuri arriti të thyejë rekordin Guinness me 55 krahëpërkulje brenda një minute, me çantë mbi supe e cila rëndonte 27.28 kilogramë. Këtë rekord e kishte të sigurt që do e arrinte, pasi që gjatë ushtrimeve e kishte arritur ta bënte këtë disa herë.

Më pas, Mensuri deklaroi që ai do të vazhdojë me rekorde të tjera. Por, askush nuk e priti se do vinte kaq shpejt dhe kaq fuqishëm. Në korrik, ai hyri përsëri në Librin Guinness me 1.000 ekzekutime brenda një ore me çantë që peshonte 18.5 kilogramë.

Apeli i Mensurit për të gjithë të rinjtë është që të merren me sport. Në këtë mënyrë, sipas Mensurit, i parandaloni proceset regresive të plakjes, su dhe sëmundjet siç janë: hipertensioni, diabeti, alteroskleroza e tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button