Tetovë, kandidatët për kryetarë komune nënshkruan kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Sot, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Tetovë, organizoi nënshkrimin e kodit për zgjedhje korrekte dhe demokratike, të cilin e nënshkruan kandidatët për kryetarë të Komunës së Tetovës, nga BDI, PDSH, LSDM dhe Koalicioni ASh-AAA. Në këtë takim mungoi kandidatja e partisë Integra, Snezhana Stojanovska si dhe  kryetari i Lëvizjes Besa, Billall Kasami, por i njëjti dërguar person të autorizuar pasi ishte në një ngjarje tjetër në Shkup. Kandidati për kryetar nga rradhët e LDSH-së, Afrim Ibraimi e lëshoi takimin duke refuzuar të nënshkruajë të njëjtin, shkruan Portalb.mk.

“Unë personalisht dhe forca të cilën e përfaqësoj nuk kemi asnjë gatishmëri, asnjë pushtet as para për të cënuar mbarëvajtjen e procesit të rregullt zgjedhor demokratik, ndaj edhe nuk e nënshkrova këtë.” tha Afrim Ibraimi, kandidat për kryetarë komune nga radhët e LDSH-së.

“Uroj zgjedhje fer dhe demokratike pa gjuhën e urrejtjes dhe në të njëjtën kohë të jemi sa më afër qytetarit tonë për të biseduar dhe për të shpalosur programet tona dhe gjithsesi pas një procesi fer dhe një procesi të drejtë të fitoj ai për të cilin në bazë të ligjeve dhe në bazë të së drejtës për të shprehur kuotën ai për të cilin do të vendosin shumica e qytetarëve.” tha Teuta Arifi, kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës e cila garon edhe për një mandate nga radhët e BDI-së.

“Në këto zgjedhje për dallim prej zgjedhjeve të kalume ndoshta do të ketë më pak zgjedhës për arsye se të rinjtë nuk i kemi këtu, por besoj zgjedhjet do jenë demokratike dhe nuk do të ketë lëshime që mund të bëjmë për arsye se do të votohet në mënyrë elektronike me anë të gishtave, kështu qe do jetë një përparësi e madhe.” tha Sadi Bexheti, kandidat për kryetar komune nga radhët e PDSH-së.

“Shpresojmë që zgjedhjet do të jenë të lira dhe demokratike. Unë ju uroj kundërkandidatëve shëndet, të mira dhe suksese.” tha Vullnet Murseli, kandidat për kryetar komune nga radhët e koalicionit ASh-AAA.

“Do të përpiqem të jem i drejtë dhe të drejtoj një fushatë pozitive. Ju uroj suksese të gjithë kandidatëve, le të fitojë më i miri.” tha Hamdija Elezoviç, kandidat për kryetar komune nga radhët e LSDM-së.

Nazmi Dauti, nga Komisioni Komunal Zgjedhor tha se nënshkrimi I kodeksit për zgjedhje fer dhe demokratike ishte obligim i Komisionit Komunal Zgjedhor, duke pasur parasysh dispozitat pozitive ligjore të kodit zgjedhor.

“Nënshkrimi i kodeksit për zgjedhje fer dhe demokratike është i paraparë me Nenin 8v të Kodit Zgjedhor, e cila duheshe të organizohet 23 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve.” tha Dauti.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojë ditën e hënë me 27 shtator, gjegjësisht 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button