Të hënën në Shkup do të mbahet konferenca për “edukim mediatik dhe qëndrueshmërisë ndaj dezinformatave”

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Instituti Maqedonas për Media të hënën më 27 shtator organizojnë Konferencën rajonale për edukim mediatik BE-Ballkani Perëndimor “Ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj dezinformimit”, njoftoi Komisioni Evropian, transmeton Portalb.mk.

Konferenca do të adresojë disa nga sfidat më ‘pikante’ të komunikimit publik modern, si luftimi dhe qëndrueshmëria ndaj dezinformimit, ndikimi i rrjeteve sociale dhe dezinformatave në ridefinimin e raportimit të lajmeve dhe cilësinë e gazetarisë, dhe rëndësinë e edukimit mediatik për qytetarët në hapësirën e re mediatike.

  • Paneli i parë i konferencës “Rezistenca ndaj dezinformimit: Sfida e përbashkët për institucionet, mediat dhe qytetarët” do të shfaqë disa nga sfidat me të cilat Maqedonia e Veriut po përballet në fushën e dezinformimit, do t’i krahasojë ato me përvojat e vendeve të tjera në rajon dhe BE , si Shqipëria dhe Letonia, dhe eksplorojë nevojën për qasje tërësore që duhet të ndërmerren nga aktorë të ndryshëm në shoqëri në trajtimin e çështjes së dezinformimit. Konferenca gjithashtu do të prekë perspektivën ligjore të edukimit dhe informimit mediatik (EIM) përmes diskutimit të përshtatjes së legjislacioneve vendore në kuadrin ligjor evropian të rëndësishëm për avancimin e edukimit mediatik.
  • Në panelin e dytë “Raportimi 2.0: A e kanë ridefinuar raportimin rrjetet sociale dhe dezinformatat?” transformimi dixhital i vazhdueshëm i gazetarisë do të jetë në fokusin e folësve. Gazetarët, kontrolluesit e fakteve (fact-chekers) dhe ekspertët e medias nga rajoni i Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë sfidat që konsumi në rritje i lajmeve në mediat sociale ka impostuar në redaksitë dhe problemet me të cilat ata përballen kur hasin në dezinformata. Një nga pyetjet që do të bëhet është se si të mbetemi burim i rëndësishëm, me ndikim dhe i besueshëm në një mjedis mediatik që ndryshon vazhdimisht.
  • Paneli i tretë “Qytetarët digjitalë: Navigimi në internet në mënyrë të qëndrueshme” do të përqendrohet në aftësitë, njohuritë dhe sjelljen e qytetarëve si konsumatorë dhe prodhues të përmbajtjes mediatike. Paneli do të fokusohet në rëndësinë e edukimit mediatik dhe informacionit si kusht për të menduarit kritik, vendimmarrjen e informuar dhe për demokracinë funksionale. Ky panel gjithashtu do të shtrojë disa nga fushatat më të fundit të dezinformimit në rajon dhe ndikimin e tyre në opinionin publik. Studimet e rasteve, praktikat më të mira dhe rekomandimet për qëndrueshmërinë në internet do të jenë elemente përbërëse të këtij paneli.

Në këtë ngjarje të profilit të lartë do të marrin pjesë palët kryesore të interesit nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si përfaqësues nga institucionet shtetërore, media, shoqëria civile dhe akademia.

Kjo është konferenca e dytë e këtij lloji mbështetur nga Bashkimi Evropian. Konferenca në Shkup është duke u bazuar në rezultatet e Konferencës së parë BE-Ballkan Perëndimor EIM të organizuar në vitin 2020 në Sarajevë dhe Banja Lluka dhe është shtesë domethënëse e nismave të shumta të financuara nga BE-ja të zbatuara në të gjithë rajonin për këtë temë. Konferenca do të kulmojë me rekomandime që synojnë inkurajimin për veprime efektive kundër dezinformimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të edukimit mediatik jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në të gjithë Evropën.

Konferencën në Shkup do ta hapë  presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe politikat e sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian (përmes lidhjes video) Josep Borrell dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriu ambasadori David Geer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button