RMV, deri më tani janë regjistruar mbi 1.4 milionë persona

Gjithsej 1.460.552 persona, 455.478 amvisëri dhe 632.742 banesa janë regjistruar deri mbrëmë në ora 20, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, njofton Portalb.mk.

Sot është dita e 21-të e regjistrimit dhe deri në fund mbeten edhe 5 ditë aktivitete regjistruese.

Mundësinë për vetëregjistrim jashtë vendit, e kanë shfrytëzuar 195.477 persona.

Gjithashtu, qytetarët që jetojnë në RMV e që nuk janë regjistruar, kanë mundësi që të paraqiten në komunat e tyre dhe atje të regjistrohen.

Ndryshe, pas rreth 19 vjetësh, regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare si dhe banesave filloi më 5 shtator. Operacioni statistikor filloi zyrtarisht më 5 shtator orën 8 të mëngjesit, dhe do të zgjasë deri më 30 shtator, deri kur do të zgjasë regjistrimi online i diasporës, i cili filloi më 1 mars të këtij viti.

Për herë të parë në këtë regjistrim, përveç mbledhjes së të dhënave drejtpërdrejt nga popullsia në terren, do të përdoren të dhëna nga e ashtuquajtura Baza e të dhënave para regjistrimit, ku duke futur numrin e ID-së së qytetarit në aplikimin e regjistrimit, të gjitha të dhënat për atë person në bazat e të dhënave në vend tërhiqen automatikisht. Kjo pritet të përshpejtojë të gjithë procesin, që do të thotë se deri në fund të vitit, jo më vonë se janari 2022, të dhënat duhet të publikohen.

Regjistrimi i parë bashkëkohor në vend u krye në 1921. Tetë regjistrime u kryen pas Luftës së Dytë Botërore: 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 1994, dhe 2002.

Regjistrimi i vitit 1991 ishte i paplotë dhe për këtë arsye në 1994 një regjistrim u krye përsëri në të njëjtën dekadë. Regjistrimi i vitit 1994 është i pari që nga pavarësia, dhe regjistrimi i vitit 2002 është i fundit i kryer. Sipas të dhënave të mbledhura në atë kohë në vend, popullsia ishte 2,022,547, kishte 564,296 familje dhe 698,143 apartamente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button