Sot do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka sqaruar që në rrugët e Qytetit të Shkupit do të ketë kufizime për lëvizjen e qarkullimit të veturave, por pa saktësuar në detaje ku dhe kur, transmeton Portalb.mk.

“Më 25 shtator (e shtunë), në Shkup do të mbahet “Forumi socio-ekonomik Shkupi 2021”. Për këtë qëllim Sektori për Punë të Brendshme në Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë në komunikacioni”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Një pjesë e madhe e qendrës së qytetit do të ketë kufizime, për çka nga Policia kërkojnë respektimin e rekomandimeve të punonjësve policor në trafik.

Ndryshe, ky forum organizohet nga Friedrich_Ebert-Stiftung, Olof Paljme International Centre dhe nga Instituti për Demokraci Sociale Progres. Ngjarja pritet të fillojë prej orës 09:30. Si panelist në këtë forum pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Forumi socio-ekologjik është ngjarja e parë e llojit të tillë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin për ngjarje, duke theksuar se do të marrin pjesë organizata joqeveritare, politikë dhe gazetarë nga vendet e rajonit dhe Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button