Dita e gjashtë e reciprocitetit, pikat kufitare me Serbinë vazhdojnë të mbesin të bllokuara

Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak po vazhdojnë të mbesin të bllokuara edhe sot.

Gjithçka ka filluar gjashtë ditë më parë, kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për reciprocitet në targa me Serbinë, duke i nxjerrë targat e përkohshme për të gjithë ato automjete që futen me targa serbe në Kosovë.

Barrikadat e serbëve po vazhdojnë të qëndrojnë njëjtë në pikë kalimet kufitare 1 dhe 31, Jarinjë e Bërnjak, ndërsa Njësia Speciale e Kosovës po mbanë rendin e qetësisë edhe përkundër provokimeve nga ana e serbëve, raporton Zeri.info.

Për shtensionim të situatës në veri kanë bërë thirrje i gjithë spektri ndërkombëtar.

Edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë që të mos dërgohen njësi speciale në një vend ku ka KFOR dhe ku nuk ka nevojë për këtë.

Ndryshe, dje Serbia ka provokuar situatën në veri të Kosovës duke lëshuar në fluturim tre helikopterë sulmues afër Jarinjës. E për këtë kanë reaguar edhe nga Presidenca e Kosovës. Shefi i Kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po i rrit tensionet në kufi duke grumbulluar njësi policoro-ushtarake.

“Serbia vazhdon të rrisë tensionet rreth kufirit me Kosovën duke grumbulluar njësi policore-ushtarake. Regjimi hegjemonik i Vuçiqit po kthehet në politikën e Millosheviqit për të kërcënuar dhe punuar në mënyrë aktive për të destabilizuar fqinjët e saj. Përsëri, ata do të dështojnë”, ka shkruar Vela në një postim në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button