Në zgjedhjet lokale në RMV do të kenë të drejtë vote mbi 1.8 milionë qytetarë

Numri përgjithshëm i votuesve që do të kenë të drejtë të votojnë më 17 tetor 2021 është 1.824.864. Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor sonte në seancën e 27-të njëzëri e miratuan vendimin për mbylljen e Listës Zgjedhore, në pajtueshmëri me nenin 52 nga Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet/përditësimi që dolën nga kontrolli publik në të dhënat e listës, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtoi nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, nga numri i përgjithshëm i votuesve, në certifikatat e Listës Zgjedhore janë regjistruar 1.740.147 votues. Në burimet e veçanta nga Lista Zgjedhore për personat të cilët në pajtueshmëri me evidencën e organit kompetent janë për punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit janë regjistruar 82.461 votues , në mbajtje të dënimit me burg ose në paraburgim janë regjistruar 1.899 votues, personat që janë në institucione për akomodim jashtëfamiljar janë regjistruar 351 votues dhe në certifikatën e veçantë të Listës Zgjedhore të cilët në pajtueshmëri me evidencën e MPPS-së evidentohen si persona të zhvendosur brenda vendit janë regjistruar 6 votues.

Ndryshe, fushata për zgjedhjet lokale më 17 tetor fillon më 27 shtator, ndërsa përfundon më 15 tetor në mesnatë. Zgjedhjet lokale do të mbahen me respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button