fbpx

Banorët e Komunës së Novo Sellës edukohen me ambulancë të lëvizshme për Коvid-19 dhe nevojën për imunizim

Dy ekipet mjekësore që punuan me ambulancën e lëvizshme në Komunën e Novo Sellës dhe siguruan kujdesin parësor shëndetësor, edukuan banorët në komunë për Kovid-19 dhe pasojat e kësaj sëmundjeje, por edhe për nevojën për vaksinim kundër koronavirusit, thotë mjeku Mitko Mançev, i cili për gjashtë muaj, së bashku me infermierët, udhëton në vendbanimet në komunë për të ofruar kujdes shëndetësor. Sipas të dhënave zyrtare të fundit nga Ministria e Shëndetësisë që nga gushti, në rajonin e Strumicës me dy doza janë vaksinuar rreth 32 përqind e popullsisë. Kjo pjesë e vendit është një nga rajonet kryesuese për sa i përket numrit të të infektuarve të rinj me Kovid-19 në valën e katërt të pandemisë, me çka mjekët apelojnë të respektohen masat, por edhe të vaksinohen me cilëndo vaksinë, shkruan Vërtetëmatësi.

Në vendbanimet e kësaj komune kufitare me Bullgarinë fqinje, jetojnë kryesisht njerëz të moshuar pasi familjet e tyre kanë emigruar jashtë vendit prej vitesh. Për çfarëdo ekzaminimi, ata duhet të udhëtojnë dhjetëra kilometra për të pranuar shërbime primare shëndetësore, gjë që i ekspozon ndaj harxhimeve shtesë.

Foto: Vërtetmatësi

Për këtë arsye, autoritetet komunale të Novo Sellës në fillim të këtij viti me para evropiane blenë një ambulancë të lëvizshme, me të cilën çdo ditë kanë vizituar fshatrat dhe kanë ofruar shërbime shëndetësore. Mjekët, përveç kryerjes së ekzaminimeve parandaluese, gjithashtu edukuan popullsinë vendase për pandeminë, simptomat e mundshme të koronavirusit, nevojën për ekzaminime mjekësore, por edhe nevojën për vaksinim të popullatës së moshuar, veçanërisht pasi ata ishin më të ekspozuar ndaj dezinformatave dhe janë objektivi më i lehtë i atyre që përhapin dezinformata lidhur me pandeminë.

Ne filluam në shkurt të këtij viti, kur ishte vala e tretë e pandemisë, por ende nuk kishim vaksina. U kemi dhënë këshilla qytetarëve për mbrojtje, sepse bëhet fjalë kryesisht për njerëz të moshuar, të cilët kishin vështirësi në marrjen e informacioneve në lidhje me Kovid-19. Pasi çdo ditë kemi vizituar vendbanime të ndryshme, u treguam për simptomat e para të sëmundjes, rrezikun e virusit, por edhe si të mbrohen. Duke pasur parasysh që ne ishim vazhdimisht me ta, fituam besimin e banorëve, si në vendbanimet në qytet poashtu edhe te ato periferike, ku nuk ka fare ordinanca shëndetësore privatetha mjeku Mançev.

Foto: Vërtetmatësi

Dyfish më shumë kontrolle se sa ishte planifikuar

Për gjashtë muaj, të dy ekipet kanë kryer rreth 1,330 kontrolle mjekësore, si dhe 70 vizita në shtëpi për njerëzit e sëmurë dhe të dobët – kryesisht të moshuar që kishin mundësi të vogla për të kryer kontroll parandalues ​​shëndetësor. Të gjithë ata gjatë pandemisë u bombarduan me informacione dhe lajme në lidhje me pandeminë, por jo nga burime reale dhe relevante.

Ishte planifikuar të bëheshin rreth 600 kontrolle për shkak të pandemisë, por ja realizuam rreth 1,300. Kemi punuar sipas të gjitha protokolleve të mbrojtjes, si nga ana jonë ashtu edhe pacientët. Gjëja më e rëndësishme gjatë vizitave tona ishte se vendasit u edukuan dhe pranuan këshilla nga ne. Sidomos kohët e fundit, marrim pjesë aktive në edukimin për imunizim. Kemi treguar se vaksinat janë të sigurta dhe se njerëzit duhet të vaksinohen. Duke qenë se është një popullsi e moshuar që informohet nga burime jo relevante, ata morën udhëzime të drejtpërdrejta për vaksinim nga ne. Kështu që, shohim se gjatë vaksinimit në terren përgjigja është mjaft e lartë në komunën tonë dhe ne besojmë se kemi kontribut në të gjithë procesin e imunizimitthotë mjeku Mançev.

Foto: Vërtetmatësi

Në Komunën e Novo Sellës ka 16 vendbanime. Ndërsa sipas regjistrimit të para dy dekadave më parë, ka rreth 11.500 banorë, supozohet se popullsia është përgjysmuar për shkak të emigrimit të të rinjve, kështu që vetëm çiftet e moshuara jetojnë në fshatra.

Vetëm në dy fshatra ekzistojnë ordinanca shëndetësore private me mjekë familjarë, kështu që banorët e zonave dhe vendeve më të largëta shkojnë te mjeku kur gjendja e tyre shëndetësore përkeqësohet. Për këtë arsye, Komuna e Novo Sellës, përmes Programit të bashkëpunimit ndërkufitar me Greqinë fqinje, realizoi projektin Rrjeti për kujdesin shëndetësor parësor, përmes të cilit u sigurua ambulancë e lëvizshme me pajisjet e nevojshme mjekësore, ku mjekët ofruan kontrolle shëndetësore. Vizita në këto vendbanime u përdor gjithashtu për të edukuar popullsinë lokale për pandeminë e koronavirusit.

Dezinformatat për “çipim” të pranishme kudo

Sinqerisht, u paraqitën informacione të ndryshme në lidhje me Kovid-19. U tha se nuk kishte virus të tillë, se ishte vetëm grip, se gjithçka ishte gënjeshtër, se ne do të çipoheshim nëpërmjet vaksinimit. Për të gjitha këto pyetëm mjekët që erdhën te ne. Ata na sqaruan se bëhet fjalë për një virus i ri, i cili është mjaft tinëzar dhe shkakton numër të madh të komplikimeve për shëndetin e njeriut. Na thanë se është e dëshirueshme të vaksinohemi dhe të mbrohemi, sepse të vaksinuarit do ta kalojnë më lehtë. Ata madje na informuan se kur do të ketë vaksinim në terren në fshatin tonë dhe se nuk ka asgjë të tmerrshme me vaksinatna tha Mara Janeva nga Konjarevo.

Foto: Vërtetmatësi

Është rritur vaksinimi mesatar

Prej 20 gushtit ka filluar vaksinimi në terren në komunën e Novo Sellës. Atje, një ekip i Qendrës Shëndetësore nga Strumica vaksinon popullatën lokale me vaksinën “Sinovak” dhe “Pfizer”. Mjekja Diana Masinova nga Qendra Shëndetësore në Strumicë thotë se muajin e fundit interesi për vaksinim në këtë komunë është rritur ndjeshëm. Përveç pikave ku kryhet vaksinimi në terren, një pjesë e mirë e popullatës lokale nga Komuna e Novo Sellës vjen në Strumicë.

Në ditë aplikojmë 650 deri në 800 vaksina. Në Komunën e Novo Sellës, aktualisht kryhet vaksinimi në terren me dozën e parë. Interesimi është i madh nga popullata vendase. Përveç pikave në vendbanime, disa nga banorët vijnë edhe këtu në pikën e vaksinimit në shkollën fillore “Nikola Vapcarov” në Strumicë. Në nivelin e Qendrës Shëndetësore, deri më 30 gusht, kemi vaksinuar 23.226 persona me dozën e parë dhe 15771 persona me dozën e dytëtha doktor Masinova.

Foto: Vërtetmatësi

Sipas të dhënave zyrtare të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, që nga gushti në Strumicë me dy doza janë vaksinuar rreth 32 përqind e popullsisë. Kjo pjesë e vendit është një nga rajonet me më shumë të infektuar të rinj me Kovid-19, në valën e katërt të pandemisë, mjekët mjekët bëjnë thirrje për respektimin e masave, por edhe për vaksinim me cilëndo prej vaksinave.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button