Filipçe zhvilloi takim urgjent me drejtorin dhe mjekët e spitalit, pas paralajmërimit të mjekëve për ndërprerje të punës

Pas paralajmërimit për ndërprerjen e punës së mjekëve të spitalit “8 shtatori”, ministri i shëndetësisë në largim, Venko Filipçe u takua me mjekët dhe udhëheqësit e këtij spitali, transmeton Portalb.mk.

“Ministri për shëndetësi, Venko Filipçe pasdite u takua me përfaqësuesit e ekipit kirurgjikal në SPQ “8 Shtatori” dhe me drejtorin e spitalit Hristijan Kostov”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke sqaruar që në këtë spital po shërohen 100 pacientë në lidhje me virusin kovid.

Gjendja e çorientuar në këtë spital, në lidhje me reduktimin e reparteve kirurgjikale, u konfirmua edhe nga ministria.

“Në takim u gjet një zgjidhje e përkohshme për programin operativ për javën e ardhshme, ndërsa ditët në vazhdim, ministri me mjekët do të diskutoj edhe për zgjidhje të përhershme”, deklarojnë nga Ministria, duke kërkuar përsëri nga qytetarët që të vaksinohen, pasi shumica e pacientëve në spitale janë të pavaksinuar.

Ndryshe, kirurgët e SPQ “8 Shtatori”, gjatë ditës paralajmëruar që nga e hëna do të ndërpresin operacionet, nëse drejtori Hristian Kostov nuk u krijon kushte për intervenime kirurgjike pacientëve, sëmundjet e të cilëve nuk janë kërcënuese për jetën. Nëpërmjet një letre të hapur, kolektivi i kirurgëve janë shprehur se janë të vetëdijshëm se është viti i dytë që punojnë si qendra kryesore për covid në shtet, por janë të pakënaqur se, edhe përkrah pranimit të pacientëve për operacione nga i gjithë shteti, të cilët janë të nivelit terciar të sëmundjeve, funksionojnë si për nivel sekondar. Kolektive kërkon nga drejtori që operacionet të kryhen në më shumë salla në ditë dhe jo vetëm në dy si deri më tani.

“Në spital funksionojnë vetëm 2 salla kirurgjikale në ditë, në vend të gjithë kapacitetit që do të ishte 6 salla gjatë ditës. Është e qartë se, me situatën e krijuar me pandeminë kapacitetet do të zvogëlohen, por kjo është nën nivel real të mundshëm dhe rezulton me atë që pacientët që nuk janë në pozitë të rrezikut për jetë nuk mund të marrin termin për intervenim kirurgjikal”, thuhet në letër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button