21 vite pa piktorin e “dheut” Adem Kastratin

Piktor, publicist, dramaturg dhe analist i marrëdhënieve shqiptaro-sllave evrobotërore, Adem Kastrati lindi më 15 janar të vitit 1933 në Karaçevë të epërme, komuna e Kamenicës në Kosovë.

Ai i takon gjeneratës së parë të piktorëve pas Luftës së dytë Botërore, vepra e të cilëve janë krijuar në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Ai punoi si profesor i artit figurativ në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, për 20 vite rresht kur asnjëherë nuk iu nda ditarit, në 1986 pensionohet para kohe, shkaku i sëmundjes nga veshkat, po edhe shkaku i ndjekjeve të UDB-së të cilës nuk i pëlqenin pikturat e tij me “kuq e zi” dhe vizatimet e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Piktura e Adem KastratiT

Kastrati lindi në Karaçevë të Epërme në një familje të madhe patriotike dhe bujare, daja i tij ishte atdhetari Metush Krasniqi. Shkollën normale e kreu në Gjakovë, kurse studimet për pikturë në Shkup. Prej vitit 1958, ka qenë anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativ të Kosovës, prej 1968 u bë anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë, kurse 1977, anëtarë i Lidhjes Ndërkombëtare të Artit.

I ndjeri ka pasur shumë ekspozita të pavarura në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë, Feriz​aj, Prishtinë, Beograd, Tiranë, Gjilan, Gjakovë, Paris, Gjenevë, Mynih, Sarajevë, Damask, Aman, Ankara, Stamboll, Lubjanë, Zagreb, Dubrovnik, Suboticë, Novi Sad, Palermo etj. Ka marrë pjesë edhe në ekspozita grupore: Lubjanë, Zagreb, Dubrovnik, Nish, Palermo, Tiranë, Beograd, Paris, Arhis (Danimarkë), etj.

Ekspozita retrospektive e Adem Kastratit

Në shenjë falënderimi, ai i ka pikturat edhe personaliteteve të njohur të skenës politike që ndihmuan çështjen shqiptare, ndër personalitetet më të njohura të cilëve u ka dhuruar piktura janë: ish – presidenti i SHBA – ve, Bill Klinton, ish-Sekretarja amerikane e punëve të jashtme, Medlin Ollbrajt, ish – ministrit britanik i punëve të jashtme, Robin Kuk, etj. Këtë gjest piktori e ka bërë me rastin e hapjes së ekspozitës me tematikë nga lufta e Kosovës.

Adem Kastrati ndërroi jetë më 24 shtator të vitit 2000 në Shkup, duke e lënë një veprimtari të gjerë multidimensionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button