RMV, pasi u rrëzua, ndërroi jetë në vendin e punës një punëtor i ndërtimtarisë në moshën 55 vjeçare

Policia e Maqedonisë së Veriut ka sqaruar që pas një aksidenti, në vendin e punës në Shkup ka ndërruar jetë një 55 vjeçar, transmeton Portalb.mk.

“Në SPB-Shkup nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore kanë raportuar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore gjatë ndërtimit të një ndërtesë në Gazi Babë, ka rënë punëtori 55 vjeçar M.C.”, njoftojnë nga Policia, duke sqaruar që me urdhër të Prokurorisë, trupi është dërguar për obduksion.

Raportohet se viktima nga Shkupi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa në vendin e ngjarjes janë kryerje inspektime nga Policia dhe Inspektorati Shtetëror i Punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button