fbpx

Tetovë, diskutim me qytetarët e Tetovës për pjesëmarrjen e gruas në politikë

Sot në Tetovë është mbajtur panel diskutim me qytetarët në lidhje me “Rritjen e pjesëmarrjes së gruas në politikë në RMV”, të organizuar nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike dhe mbështetur nga Ambasada e Britanisë në Shkup.

Diskutimi është udhëhequr nga panelistët Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis” dhe dhe Pranvera Kasami drejtuese e “Institutit për Lidership dhe Politika Publike” (ILPP).

Pranvera Kasami dhe Bardhyl Jashari, foto ILPP

Nga ILPP informojnë se sot ishte diskutimi përmbyllës në Komunën e Tetovës, pas diskutimeve të një-pas-njëshme të organizuara me qytetarë të të gjitha komunave të Pollogut, në çdonjërën nga ato.

“Projekti, krahas një sërë aktivitetesh të tjera, ka rezultuar dhe me një hulumtim të thellë për të analizuar shkaqet që inkurajojnë ose dekurajojnë angazhimin  e gruas në politikë , veçanërisht relevante për rajonin e Pollogut.  Nga panel diskutimet e realizuara një varg janë shkaqet që evidentohen si pengesë për fuqizimin e gruas në politikë dhe politik-bërje në RMV, ku inkurajues është fakti se ajo gjithnjë e më shumë merr vendin që i takon në shoqëri falë pozicionimit të saj me dinjitet dhe përgjegjshmëri në cilëndo nga pozitat ku ajo thirret si udhëheqëse”, thuhet në kumtesë.

Siç shtojnë ata, temat që polarizojnë të pranishmit në debate janë: A duhet të jenë kuotat ato që përfaqësojnë gruan në vendimmarrje? A duhet gruas t’i lirohet rruga, apo e liron ajo vetë? Sa mbështetet realisht gruaja nga politika dhe partitë?

Për ta forcuar rolin e gruas në vendimmarrje, Instituti për Lidership në kuadër të këtij projekti, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale planifikon trajnime për gratë në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse brenda njësive të qeverisjes lokale si edhe këshillave komunale të të gjitha komunave të rajonit të Pollogut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button