Kolektivi i kirurgëve i SPQ “8 Shtatori” nga e hëna do të ndërpresë operacionet

Kirurgët e SPQ “8 Shtatori”, të hënën do të ndërpresin operacionet, nëse drejtori Hristian Kostov nuk u krijon kushte për intervenime kirurgjike pacientëve, sëmundjet e të cilëve nuk janë kërcënuese për jetën. Nëpërmjet një letre të hapur, kolektivi i kirurgëve janë shprehur se janë të vetëdijshëm se është viti i dytë që punojnë si qendra kryesore për covid në shtet, por janë të pakënaqur se, edhe përkrah pranimit të pacientëve për operacione nga i gjithë shteti, të cilët janë të nivelit terciar të sëmundjeve, funksionojnë si për nivel sekondar. Kolektive kërkon nga drejtori që operacionet të kryhen në më shumë salla në ditë dhe jo vetëm në dy si deri më tani, transmeton Portalb.mk.

“Në spital funksionojnë vetëm 2 salla kirurgjikale në ditë, në vend të gjithë kapacitetit që do të ishte 6 salla gjatë ditës. Është e qartë se, me situatën e krijuar me pandeminë kapacitetet do të zvogëlohen, por kjo është nën nivel real të mundshëm dhe rezulton me atë që pacientët që nuk janë në pozitë të rrezikut për jetë nuk mund të marrin termin për intervenim kirurgjikal”, thuhet në letër.

Nga kolektivi i kirurgëve thonë se janë ofruar disa zgjidhje për riorganizim të punës, por ato nuk kanë arritur deri te drejtori sepse nuk i ka pranuar në bisedime.

Drejtori Hristijan Kostov, i cili po ashtu është prononcuar përmes një komunikate, tha se e kupton nevojën për rritjen e numrit të sallave për operacione, por vlerëson se ajo tani për tani nuk është e mundur për shkak të angazhimit të një pjese të personelit në repartet covid dhe reduktimit të kapaciteteve në interes të rritjes së atyre për mjekim të pacientëve me covid.

“Në pajtueshmëri me numrin e anesteziologëve, duke pasur parasysh edhe numrin e mungesa të arsyeshme për shkak të sëmundjes, angazhimi i tyre në repartet covid, reduktimi i numrit të reparteve kirurgjikale për shkak të rritjes së kapaciteteve të reparteve për mjekim të pacientëve pozitiv me covid të cilëve u nevojitet numër më i madh i personelit mjekësor, në pajtueshmëri me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, është vënë theksi në mjekimin operativ të pacientëve te të cilët anulimi i intervenimeve operuese do të sillte deri në rrezikimin e jetës së tyre”, ka thënë Kostov.

Kolektivi i kirurgëve ka thënë se, nuk do të ketë ndërprerje të operacioneve të hënën për pacientë të cilët janë në gjendje të rrezikut për jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button