Kryetarja e Komisionit Evropian të martën në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Layen javën e ardhshme do të vizitojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi KE. Ajo do ta fillojë turneun e saj të Ballkanit Perëndimor të martën me vizitën në Shqipëri ndërsa të njëjtën ditë do të viziojë edhe Maqedoninë e Veriut. Të mërkurën do të vizitojë Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë ndërsa të enjten Bosnjë e Hercegovinën, transmeton Portalb.mk.

Në fjalimin e saj javën e kaluar për gjendjen e Unionit, Fon der Layen paralajmëroi se do të vizitojë Ballkanin Perëndimor deri në fund të këtij muaji, që ta konfirmojë përkushtimin e saj drejt procesit të anëtarësimit.

“Do ta vizitojë rajonin deri në fund të muajit. Dëshirojmë të dërgojmë porosi të qartë për përkushtimin tonë drejt procesit të anëtarësimit. Atë ia detyrojmë gjithë të rinjve që besojnë në ardhmërinë e Evropës”, tha Layen në fjalimin për gjendjen e BE-së në Strasburg.

Ajo shtoi se, BE do ta përforcojë mbështetjen për Ballkanin Perëndimor përmes planit të ri ekonomik dhe investues, me vlerë rreth një e treta e BPV të rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button