Stacioni Hekurudhor në Tetovë u lëshua në përdorim para 70 viteve, në ditëlindjen e Titos: Ekspozitë me fotografi nga ndërtimi

Sot, Muzeu i Rajonit të Tetovës, hapi ekspozitën “Fotografi nga Ndërtimi i Stacionit Hekurudhor në Tetovë 1951-1952”, që realizohet në kuadër të Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore, ku tema e këtij viti është “Viti Evropian i Hekurudhave”. Në hapje të ekspozitës morën pjesë nxënës nga dy shkolla fillore të Tetovës, të cilët u njoftuan nga afër me historinë e trafikut hekurudhor në Maqedoninë e Veriut dhe më hollësisht për Tetovën, shkruan Portalb.mk.

Muzeu i Rajonit të Tetovës nën temën e këtij viti “Viti Evropian i Hekurudhave” mori pjesë aktive në me një sërë aktivitetesh. Një nga aktivitetet është edhe ekspozita të u mbajt sot te Stacioni i Hekurudhave në Tetovë.

Kristina Tomovska Ristovska, kuratore në Muzeun e Rajonit të Tetovës tha se fillimet e trafikut hekurudhor në Maqedoni datojnë në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Ku në verën e vitit 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore, filloi ndërtimi i linjës hekurudhore Shkup-Ohër.

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin nxënësit e dy shkollave fillore të Tetovës, “Andreja Saveski Kikish” dhe “Bratsvo Migjeni”, ku kuratorja Ristovska ju prezantoi historinë e trafikut hekurudhor në RMV, në detaje.

Kristina Tomovska Ristovska, foto: Fisnik Xhelili/ Portalb.mk
Kristina Tomovska Ristovska, foto: Fisnik Xhelili/ Portalb.mk

“Hekurudha në Tetovë u ndërtua me iniciativa rinore të 52,000 vullnetarëve nga qyteti dhe rrethina dhe anëtarë të Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë. Kjo hekurudhë u vu në përdorim më 25 maj 1952, në ditëlindjen e Josip Broz Titos. Ndërtuesit investuan 996,832 ditë pune për ndërtim dhe një vlerë prej 139,570,480 dinarësh (të asaj kohe).” tha Ristovska.

Ajo theksoi se Institucioni i Muzeut Rajonal pranë Tetovës ka albume të rëndësishme të cilat kanë një rëndësi të madhe për Pollogun dhe Maqedoninë e Veriut. Disa fotografi janë ekspozuar në këtë ekspozitë.

Miço Stojçevski, foto: Fisnik Xhelili/ Portalb.mk
Miço Stojçevski, foto: Fisnik Xhelili/ Portalb.mk

Ne morëm pjesë këtu me një ekspozitë fotografish, të cilat janë ekspozuar në vetë stacionin e trenit. Кëto fotografi janë nga ndërtimi i stacionit hekurudhor Shkup, Tetovë, Gostivar nga viti 1951 në 1952. Në këtë ekspozitë, janë të ftuar të marrin pjesë nxënësit dhe qytetarët.” tha Miço Stojcevski, drejtor i Muzeut.

Stojçevski shtoi se në kuadër “Viti Evropian i Hekurudhave” në Tetovë shënohet vetëm ekspozitë si dhe në këto ditë dyert e muzeve janë hapur falas për qytetarët.

This slideshow requires JavaScript.

Në këtë ekspozitë mungoi ministrja e Kulturës, Irena Stefoska për të cilën na njoftuan se do të jetë pjesëmarrëse.

BE -ja e ka shpallur vitin 2021 vit të hekurudhës, duke u treguar qytetarëve se planifikon të mbështetet shumë në zhvillimin e tij në vitet e ardhshme për të zvogëluar ndikimin e ndryshimeve klimatike nëpërmjet zvogëlimit të emetimeve të gazrave serë nga transporti. Në kuadër të Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore që tema e këtij viti është “Viti Evropian i Hekurudhave”, në RMV janë organizuar ngjarje të ndryshme në qytete të ndryshme për të shënuar këto ditë të trashëgimisë.

Ndryshe, spias një sondazhi të Meta.mk, në të cilin morrën pjesë midis 5.773 dhe 6.821 të rinj, rezultatet treguan se një e treta e të rinjve në RMV nuk kanë udhëtuar kurrë me tren, vetëm 0,9% e përdorin atë çdo ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button