Shkup, një 35-vjeçare akuzohet për 6 vjedhje: Është prezantuar si infermiere, regjistruese, mbesë e fqinjës

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur procedurë kundër një 35-vjeçare e akuzuar për 6 vepra penale “Vjedhje të rëndë” nga neni 236, paragrafi 1 pika 3 e Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

Sipas Prokurorisë, e dyshuara më 3 shtator, në stacion autobusi te tregu në lagjen Hasanbeg, i është afruar një të dëmtuare dhe pas një bisede të shkurtër me atë, e ka shfrytëzuar momentin e pakujdesit dhe ia ka marrë çantën në të cilën ka pasur një portofol me kartela dhe para, por edhe një bluzë, me vlerë të përgjithshme prej 6.000 denarëve.

8 shtator, sqaron prokuroria, e paraqitura ka shkuar në një shtëpi në rrugën “Kavadarska” në Shkup, pronarit të shtëpisë i është prezantuar si infermiere e cila ka ardhur për ta kontrolluar dhe t’i vendos kompresa te këmbët. Derisa ai është përgatitur për kontroll, ajo nga shtëpia ka vjedhur portofol me 16.000 denarë.

Prokuroria kumton se më 9 dhe 10 shtator, ajo ka hyrë në dy shtëpi dhe është prezantuar si regjistruese nga Komisioni i Regjistrimit. Pronarëve u ka kërkuar certifikata të vaksinimit dhe derisa ata i kanë kërkuar certifikatat, ajo ua ka marrë protfolet në të cilat ka pasur kartela bankare.

Prokuroria shton se më 14 shtator, e dyshuara është prezantuar si mbesë e fqinjës, kështu që duke e shfrytëzuar momentin kur pronarja shpejtë e ka lëshuar hapësirën, ajo ia ka vjedhur portofolin me 3.000 denarë.

Sipas prokurorisë, më 21 shtator, e dyshuara i është afruar një të dëmtuare përpara një barnatore në Hasanbeg, e ka lutur që t’i jep para për barna dhe më pas ia ka vjedhur portofolin, në të cilin ka pasur 3.000 denarë.

“Prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit, pasi që ekziston rrezik që ajo të arratiset që t’i shmanget ndjekjes penale”, thonë nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button