Dimitrov-Burns-Carrelson: projekti i digjitalizimit në RMV do të rrisë efikasitetin dhe transparencën e institucioneve

Zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov, ambasadorja SHBA-së dhe Estonisë në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Burns dhe Christy Carrelson, prezantuan projekti trepalësh për promovimin e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut, për të cilin thanë se do të rrisë efikasitetin dhe transparencën e institucioneve, por edhe besimin e qytetarëve në to, njofton Portalb.mk.

Fill pas fillimit të konferencës për shtyp, u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi mes drejtoreshës së Qendrës estoneze për zhvillim ndërkombëtar dhe zëvendëskryeministrit Nikolla Dimitrov.

Lidhur me projektin e digjitalizimit, Dimitrov, deklaroi se shtyrja e fillimit të negociatave me BE-në nuk i ka bërë vendin që të ‘ngrej duart’, por përkundrazi, ai përmendi shpalljen e dokumentit Agjenda Evropa në shtëpi, duke potencuar se po punojnë fort që të sjellin vlerat evropiane në vend.

Ai u shpreh se projekti i digjitalizmit është në linj me interesat strategjike të Qeverisë së RMV-së, pasi agjena digjitale është në krye të interesave evropaine.

Ai citoi presidentja e Komisionit Evropian Vonderleyen, e cila është shprehur se digjitalizmi që moti nuk është vetëm opsion, por nevojë e domosdoshme për përballje me sfidat moderne. Përmes këtij procesi, shtoi ai, rritet efikasiteti, vazhdimësia dhe puna e pandërprerë e institucioneve si dhe besmi i qytetarëve në institucione.

Nga ana tjetër edhe ambasadorja e ShBA-së Kate Burns tha se ky bashkëpunim përbën ndërtimin e besimit dhe vizionit midis shumë aktorëve shoqëror. Estonia, sipas saj një proces të till e ka bërë shumë mirë, dhe sy ky vendt tashmë ka fituar një mbështetës ose mentor. Ky projekt deklaroi ajo është mbështetje e transparencës dhe efikasitet

Ndërkohë ambasadorja estoneze në RMV Christy Carrelson, tha se vendi i saj është mbështetës madh i procesit të reformave në Ballkanin Perendimor. Ajo tha se forcimin e digjitalizmit, do të lehtësojë shumë procese për qytetarët, si dhe do të rrisë efikasitetin dhe transprencën. Estonia, tha ajo, mësoi se rezultatet më të mira të digjitalizmit arriten me bashkëounimit të mirë mes sektorit publik dhe privat.

Përndryshe, Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në mënyrë aktive në ruajtjen e dinamikës së agjendës reformuese evropiane të Maqedonisë, por edhe në ruajtjen e besueshmërisë së proceseve integruese evropiane dhe institucioneve evropiane, e cila është në rënie të lirë dhe sipas disa hulumtimeve më të fundit ka rënë në vetëm 50 përqind të besimit të qytetarëve. Ky vendim politik i Uashingtonit do të realizohet përmes Estonisë, si një nga vendet e pakta anëtare të BE -së që Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë partner strategjik në marrëdhëniet transatlantike.

Bëhet fjalë për projekt të përbashkët të ambasadës amerikane në Shkup, Qendrës estoneze për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane (SÇE) të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të cilët prezantojnë “partneritet trepalësh” për të siguruar mbështetje dhe ndihmë teknike nga Estonia dhe efektiviteti i saj institucionet mbështetëse të zhvillimit të përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut dhe qëllimeve të saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një nga projektet e para do të jetë dixhitalizimi i institucioneve dhe zhvillimi i identitetit dixhital, një proces që është zbatuar me sukses në Estoni që nga viti 2005, pas të cilit ky vend u bë një nga më të zhvilluarit në BE në fushën e dixhitalizimit. Faza fillestare 18-mujore e projektit, e cila fillon zyrtarisht nesër, më 24 shtator, financohet nga një grant prej $ 250.000 nga Shtetet e Bashkuara dhe 100.000 dollarë nga Estonia.

LEXO: RMV, sot do të prezantohet projekti trepalësh për promovimin e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button