Partitë politike nënskruan Kodin për zgjedhje lokale fer dhe demokratike

Partitë politike dje në Klubin e deputetëve nënshkruan Kodin për Zgjedhje lokale fer dhe demokratike. Me nënshkrimin, partitë politike angazhohen për proces zgjedhor demokratik që respekton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me qëllim që të arrihen zgjedhje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme, transmeton Portalb.mk.

Të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje u zotuan të respektojnë ligjin, të mos përdorin kapacitetet dhe potencialet shtetërore të cilat u përkasin të gjithë qytetarëve, për konkurrencë fer dhe barazi të të gjithë forcave që marrin pjesë në fushatë. Në këtë mënyrë, vlerat themelore të demokracisë forcohen dhe kontribuon në ndërtimin e besimit në sistemin zgjedhor. Këtë vit, për herë të parë, u prezantua një nën-pikë mbi diskriminimin gjinor, e cila zgjeron Kodin në një kategori tjetër.

Gjithashtu edhe gazetarët, redaktorët dhe udhëheqësit e mediave nënshkruan Kartën për raportim etik mbi Fushatën Zgjedhore, me të cilave edhe Portalb. Me këtë, ata zotohen për informacion objektiv, të vërtetë dhe në kohë, duke pasur përgjegjësi dhe vetëdije të plotë për rolin e tyre në zgjedhjet e ardhshme lokale në vend.

Punonjësit e mediave pranuan Kartën dhe u pajtuan që gjatë punës në media do të respektohen parimet e balancimit në raportim, dallim të qartë midis informacionit dhe komenteve, ndershmërisë dhe pavarësisë, solidaritetit profesional, pavarësisë editoriale dhe integritetit profesional, respektit dhe tolerancës, mundësi të barabarta për gratë dhe burrat si dhe në liri dhe përgjegjësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button