Pendarovski-Guterres: zhbllokimi i integrimit evropian është në interes të stabilitetit rajonal

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e 76 -të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork u takua me Sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, transmeton Portalb.mk.

Në takim, u shkëmbyen mendime mbi aktivitetet e përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të Kombeve të Bashkuara, si dhe mbi rolin e organizatës në trajtimin e çështjeve globale.

Në këtë kontekst, Sekretari i Përgjithshëm Guterres pranoi solidaritetin e treguar nga Republika e Maqedonisë së Veriut me përfshirjen e saj në aksionin humanitar global për pranimin e përkohshëm të qytetarëve të Afganistanit.

Në takim ishte theksuar rëndësia e Marrëveshjes së Prespës, e nënshkruar nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, si shembull që edhe çështjet më komplekse të hapura mund të zgjidhen nëse ka vullnet politik dhe lidership të fortë.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje dhe informacione mbi situatën aktuale në lidhje me perspektivën evropiane të vendit, përfshirë çështjen e hapur me Republikën e Bullgarisë. Të dy bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se zhbllokimi i procesit të integrimit evropian është në interes të stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit dhe të Evropës në tërësi.

Përndryshe procesi euroitegrues i vendeve të Ballkanit Perendimor ka ngecur në vend numero. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet. Për të parën të gjitha vendet e BE-së janë dakord për nisjen e negociatave, megjithatë një gjë të tillë e penalizon problemi i Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë. Maqedonia dhe Shqipëria janë në një paketë, por nëse vonesat për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni zgjasin shumë, flitet edhe për një ndarje të mundshme midis dy vendeve në këtë proces.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button