Teste të shpejta antigjen për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, paralajmëroi Filipçe

Pjesa më e madhe të rinjve, virusin korona e kalojnë pa simptoma, kështu që sipas kësaj të njëjtit vlerësohen si transmetues të virusit. Tani për tani, gjendja në shkolla është stabile, por për shkak të kujdesit dhe marrjes së informatave dhe njohurive të sakta në përgatitje e sipër është metodologjia për zbatimin e skrining testimit për nxënësit në shkolla fillore dhe të mesme. Testimi i nxënësve do të bëhet me teste të shpejta antigjen, njofton Portalb.mk.

Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili njëkohësisht theksoi se, plotësisht do të duhet që të prezantohen të gjitha detalet për mënyrën e zbatimit të këtij skriningu.

“Prej fillimit të vitit shkollor shihet rritje e pritur e rasteve mes nxënësve. Fakti që shumica e të rinjve në atë moshë e kalojnë virusin në mënyrë asimptomatike, krijon nevojën që të bëhet testim i tillë që të shihet numri real i nxënësve të infektuar në shkolla dhe të vlerësohet saktë rreziku. Ajo që është më me rëndësi tani për tani, gjendja nëpër shkolla është stabile, por testimi i këtillë do të na japë informata dhe njohuri të sakta për menaxhim të mëtutjeshëm të pandemisë dhe arsimit”, shtoi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button