Shahpaska paralajmëroi ligj të ri për punësimin e personave me nevoja të veçanta

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpasak me rastin e shënimit të 23 shtatorit – ditës ndërkombëtare të gjuhës së shenjave, mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët ku tha se, Lidhja Nacionale për persona të shurdhër ka mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, përmes programit vjetor për mbështetje për organizatat joqeveritare dhe aleancave nacionale për ngritjen e vetëdijes, si dhe për përmirësimin e standardit të tyre, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, po përgatit zgjidhje të re ligjore për punësimin e personave me pengesa të ndryshme, përfshirë edhe personave të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim”, tha Shahpaska.

Ajo theksoi se, po bisedohet edhe për modele të ndryshme dhe në çfarë mënyrë personat e shurdhër do të përfshihen në procesin e punës, me qëllim që të mund të punojnë për ekzistencën e tyre dhe të jenë të pavarur në sistem.

“Atë që e kemi plotësuar në reformën sociale është shtesa e posaçme që e marrin këta qytetarë në shtet. Gjithsej në numër janë rreth 7000, por ajo që gjithashtu si risi e punojmë në ministrisë është të bëjmë inkluzion të fëmijëve të moshës parashkollore. Momentalisht punojmë në analizën e numrit të përgjithshëm të fëmijëve, deri në gjashtë vjet të cilët ose kanë dëmtim serioz të zërit ose janë të shurdhër, që të mund çdo ditë të jenë prezent në çerdhe. Po ashtu, bëjmë analizë të numrit të përkthyesve të gjuhës së shenjave në dispozicion, që të mund përfshirja e tyre në institutet arsimore parashkollore të jetë e njëjtë sikurse për fëmijët e tjerë”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button