Komuna e Tetovës nuk ka në plan të përgatit regjim të ri të komunikacionit edhe pse ai është i stërngarkuar

Ka disa vite që komunikacioni i rënduar mbetet problem i pazgjidhur i Komunës së Tetovës. Së fundmi u lëshuan në përdorim autobusët që e rëndojnë atël më tepër, por Komuna nuk ka në plan të përgatit regjim të ri të komunikacionit. Portalb.mk me 8 qershor, nëpërmjet Ligjit për qasje deri te informatat me karakter publik dërgoi pyetje dy herë deri te Komuna e Tetovës në lidhje me atë se a do të ketë regjim të ri në komunikacion pas lëshimit në funksion të autobusëve, kurse kërkesës së Portalb, komuna i’u përgjigj herën e dytë, gjegjësisht në fillim të këtij muaji.

Komuna e Tetovës nuk u përgjigj në pyetjet që Portalb.mk i dërgoi për herë të parë nëpërmjet Ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik. Kërkesën e njëjtë e dërguam përsëri, dhe kjo është përgjigja e plotë e Komunës së Tetovës ndaj pyetjeve të Portalb në lidhje me regjimin e komunikacionit dhe funksionimin e autobusëve:

“Në bazë të kërkesës tuaj për të dhëna, ju njoftojmë se nuk është përgatitur regjim i ri i komunikacionit, sepse bulevardi i “Ilindenit” mbetet në rrugë me komunikacion në dy kahje, dhe nga dy korsi për kahje, vetëm një pjesë e rrugës është shënuar për shfrytëzimin e biçiklistëve, përkatësisht janë vendosur delineator për mbrojtje dhe lëvizje më të sigurt të biçiklistëve.

Bulevardi i “Ilindenit” prej udhëkryqit me qarkullim rrethor me rr.”172” (afër UEJL) deri te udhëkryqi me qarkullim rrethor ne rr. “K.R.Drnc”, paraqet rrugë magjistrale të qytetit përkatësisht rrugë tubuese, dhe bën pjesë në kategorinë e rrjetit primar të rrugëve dhe qytetit të Tetovës, ku në bazë të ligjit dhe rregullores për planifikim urbanistik nuk është lejuar parkimi, që të funksionojë pa pengesë komunikacioni në të dy korsitë e komunikacionit për kahje.

Pjesa e bulevardit prej udhëkryqit me qarkullim rrethor të komunikacionit me rr. “K.R. Drnc” deri te udhëkryqi me rr. “Dervish Cara” nuk ka kushte për parkim për shkak të dimensioneve të vogla të rrugës, gjithashtu nuk mund të funksionojnë dy korsi komunikacioni, dhe nuk ka kushte për parkim në rrugë. Që të funksionojnë dy korsitë e komunikacionit, dhe të funksionojë normalisht edhe qarkullimi i biçiklistëve.

Që të mënjanohen të gjitha automjetet dhe të krijojnë shprehi qytetarët se nuk lshtë e lejuar parkimi në rrugë në bulevardin “Ilindenska” duhet kohë dhe shumë mund.” u përgjigj Komuna e Tetovës në pyetjet e Portalb.

Këto janë pyetjet që Portalb.mk dërgoi te Komuna e Tetovës në bazë të Ligjit për qasje deri te informatat me karakter publik:

  • A ka siguruar Komuna e Tetovës kushte infrastrukturore për funksionim normal të transportit urban?
  • A do të kenë autobusët korsi të veçantë për lëvizje?
  • A planifikohet një regjim i ri i komunikacionit (cili është ai?)
  • A do të jetë e mundshme që autobusi të arrije në destinacionin e tij në kohë, marrë parasysh se kryesisht studentët do ta shfrytëzojnë atë? Kush do të mbaje përgjegjësi në qoftë se ka vazhdimisht vonesa, për shkak të kaosit në komunikacion?

Tetova çdo ditë përballet me komunikacion të ngarkuar, ku ka raste ku qytetarëve ju duhen mesatarisht nga 15 deri 30 minuta për të arritur nga qendra deri te UEJL, apo anasjelltas, pa mos e llogaritur kohën e gjetjes së vend-parkimit e cila është një problematikë në vete. Tetova nuk ka parkingje nëntokësore dhe në kate, si dhe parkingu zonal nuk është zgjëruar.

Korsitë e biçikletave, sa janë të nevojshme janë po aq problematike për trafikun në Tetovë. Ato e kanë vështirësuar më shumë komunikacionin, sepse në të kaluarën kishte dy korsi për vetura.
Bulevardet e reja, janë të realizuara pjesërisht. Në muajin prill u bë vazhdimi i Bulevardit Industrial i cili është një ndër arteriet kryesore të komunikacionit për trafikun e mbingarkuar të Tetovës.

Deri sa nuk krijohet një regjim i ri në komunikacion, qytetarët e Tetovës do të vazhdojnë të ballafaqohen me këtë problem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button