Fondacioni Metamorfozis me iniciativë për përdorimin e kanaleve për komunikim të shpejtë midis institucioneve dhe gazetarëve

Fondacioni Metamorfozis filloi nismën për shfrytëzimin e kanaleve për komunikim të shpejtë (instant mesaging) midis institucioneve dhe gazetarëve me qëllim verifikimin e vërtetësisë së përmbajtjes së plasuar në publik, thonë nga Këshill për etikë në media.

“Janë krijuar katër grupe të mbyllura WhatsApp në temat si vijon që janë me interes të veçantë shoqëror për shtetin dhe qytetarët: (1) kovid-19, (2) integrimet, (3) regjistrimi dhe (4) mjedisi jetësor. Në këto grupe, përfaqësuesit e institucioneve kompetente do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve me qëllim që të konfirmojnë informacione të caktuara ose të nxjerrin në pah dezinformatat mbi temat e dhëna. Iniciativa synon të lehtësojë punën e gazetarëve dhe punonjësve të mediave në aspektin e qasjes, marrjes dhe shkëmbimit të informacionit të shpejtë e të verifikuar”, thuhet në njoftim.

Nëse media juaj është e interesuar të kyçet në ndonjërin nga grupet, shkruani email në [email protected] me informacionet e mëposhtme:

  • Emrin e medias
  • Emri dhe mbiemri i përfaqësuesit/es së caktuar nga redaksia juaj për grupin përkatës
  • Numrin e tij/saj të telefonit, i cili do të përdoret për komunikim
  • Grupa/Grupe për të cilat e paraisni gazetarin

Me qëllim të komunikimit të besueshëm dhe profesional, përfaqësuesit e caktuar duhet të jenë të punësuar në media që janë anëtarë të Regjistrit për media profesionale Pro-media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button