Për herë të parë në vend NATO mban stërvitje për mbrojtje dhe shpëtim në zonat urbane

Një operacion i madh shpëtimi dhe mbrojtjeje i NATO -s në zonat urbane është mbajtur në Ohër dhe Strugë gjatë tre ditëve të fundit. Ushtrimi “Maqedonia e Veriut 2021” organizohet nga Qendra Koordinuese Euro-Atlantike e NATO-s për reagim gjatë katastrofave (EADRCC) dhe Qendra për Menaxhimin e Krizave e Maqedonisë (QMK). Kjo është stërvitja e parë civile e NATO-s në Maqedoni, e cila për shkak të situatës me pandeminë Covid-19 do të zhvillohet njëkohësisht edhe në terren dhe në seli, transmeton Portalb.mk.

Skenari për stërvitje bazohet në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit urban, kërkimin dhe shpëtimin malor, reagimin ndaj përmbytjeve, përgjigjen ndaj incidenteve kimike, biologjike ose radiologjike dhe fushatave për lajme të rreme.

Stërvitje e NATO-s, foto: Qendra për Menaxhim me Kriza

“Bëhet fjalë për aktivitet të stërvitjes të një shkalle të gjerë, ngjarje që përfshin më shumë se 700 pjesëmarrës nga vendi dhe jashtë vendit, në të cilat përveç Republikës së Maqedonisë së Veriut marrin pjesë 27 vende, dhe është stërvitja e parë e NATO-s në vend e kësaj shkalle. Përfshirja e NATO-s është mundësi e madhe për të mbështetur autoritetet kombëtare dhe për të ngritur kapacitetin duke përmirësuar gatishmërinë për fatkeqësitë natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu, duke përmirësuar planifikimin, parandalimin dhe reagimin, i cili do të forconte kapacitetin kombëtar të reagimit ndaj emergjencave”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Stërvitje e NATO-s, foto: Qendra për Menaxhim me Kriza

Në kuador të stërvitjes, do të organizohet një simpozium shkencor dy-ditor, me diskutim midis zyrtarëve të lartë të NATO-s, anëtarëve të NATO-s, vendeve partnere, organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare.

Stërvitje e NATO-s, foto: Qendra për Menaxhim me Kriza

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button