Në valën e katërt të pandemisë dy herë më pak pacientë të shtruar në spital në Ohër

Sipas mjekëve, vala e katërt është më e lehtë për Ohrin për shkak të numrit të madh të qytetarëve të vaksinuar. Analiza e fundit e Ministrisë së shëndetësisë e publikuar në 7 shtator tregon se në Ohër është vaksinuar pothuajse 61,45% e popullatës. Për dallim nga Ohri, spitali në Strugë është më i ngarkuar se gjatë valës së tretë. Struga është në mesin e qyteteve me përqindje më të ulët të të vaksinuarve. Janë vaksinuar rreth 40 % e popullatës. Vetëm në muajin gusht si pasojë e komplikimeve nga Kovid-19 në spitalin e Strugës kanë ndërruar jetë 29 persona, ose ndryshe thënë, ka pasur nga 1 rast vdekje në ditë, shkruan Vëretëmatësi.

Në spitalin e Ohrit, në valën e kartër të pandemisë, për dallim nga vala e tretë, ka pothujase dy herë më pak pacientë të shtruar në spital.

Numri më i madh i pacientëve që kanë qenë të shtruar në spital në këtë valë të katërt ka qenë 52, për dallim nga vala e tretë kur ky numër arriti deri në 110.

Sipas mjekëve, vala e katërt është më e lehtë për Ohrin për shkak të numrit të madh të qytetarëve të vaksinuar. Analiza e fundit e Ministrisë së shëndetësisë e publikuar në 7 shtator tregon se në Ohër është vaksinuar pothuajse 61,45% e popullatës.

“Krahasuar me qytetet e tjera në Ohër numri maksimal i personave të shtruar në spital arriti në 52. Ky ishte maksimumi dhe mund të them që kjo valë për ne ishte më e lehtë. Kjo është si rezultat i numrit të madh të personave të vaksinuar. Vala e tretë ishte e tmerrshme, kishim mesatarisht nga 110- 120 pacientë të shtruar në spital dhe nga 40 të tjerë që i trajtonim në ambullanta. Në këtë valë nuk pres që numri i të sëmurëve të rritet.” tha dr. Goran Balevski, drejtor i Spitalit të përgjithshëm në Ohër në një deklaratë për „Vërtetmatësin“.

Të dhënat tregojnë se më të goditur nga vala e katërt e virusit, ku më i përhapur është lloji delta, janë personat e pavaksinuar dhe të rinjtë, tek të cilët përqindja e të vaksinuarve është mjaft e ulët. Pothuajse 90 përqind e pacientëve të shtruar në spital në këtë valë janë persona të pavaksinuar.

“Kemi pasur shumë pak pacientë të vaksinuar dhe mund të them që të gjithë kishin simptoma shumë më të lehta. Kishin një pasqyrë klinike relativisht të butë. Kishte vetëm dy raste pasqyrë klinike më të rëndë, por më duhet të theksoj se ata kishin shumë sëmundje bashkëshoqëruese, sëmundje të ndryshme të rënda. Kjo valë ka sjellë shumë pacientë të rinj, të pavaksinuar, me një reagim mjaft të shpejtë dhe një pasqyrë të rëndë klinike. Kishim një pacient 25-vjeçar që ndërroi jetë e i cili nuk ishte i vaksinuar, që u trajtua në shtëpi për dy javë pa kërkuar ndihmë mjekësore.” shtoi Balevski.

Mjekët i inkurajojnë të rinjtë që të imunizohen sa më parë të jetë e mundur.

“Sot kemi të rinj të infektuar me virusin, pasqyra klinike e të cilëve ndryshon brenda vetëm pak orëve. Kjo valë tregoi se as të rinjtë nuk janë rezistentë ndaj virusit dhe se edhe ata duhet të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur. Në pikën rajonale në Ohër u vaksinuan mbi 60 000 njerëz dhe nuk pati as edhe një rast të vetëm të reaksionit alergjik, shokut apo efekteve të tjera anësore.” tha Balevski.

Për momentin në spitalin në Ohër janë të shtruar 35 pacientë nga të cilët 20 janë me oksigjenoterapi. Pothuajse të gjithë punonjësit në spital janë të imunizuar, thotë drejtori Balevski, me përjashtim të një numri të vogël që e kanë kaluar sëmundjen vetëm pak kohë më parë ose që janë persona që kanë sëmundje kontraindikative ndaj vaksinës.

Për dallim nga vala e tretë spitali në Strugë është më i ngarkuar gjatë valës së katërt.

“Kjo valë për ne ka qenë më e rëndë. Numri i pacientëve të shtruar në spital vazhdimisht ka qenë i lartë. Pjesa dërmuese e pacientëve kanë qenë persona të pavaksinuar. Ata që kishin pranuar dy doza të vaksinës kishin pasqyrë më të lehtë klinike.” tha për  „Vërtetmatësin“ dr. Armend Arsllani, drejtor i Spitalit të përgjithshëm në Strugë .

Struga është në mesin e qyteteve me përqindje më të ulët të të vaksinuarve. Janë vaksinuar rreth 40 % e popullatës. Vetëm në muajin gusht si pasojë e komplikimeve nga Kovid-19 në spitalin e Strugës kanë ndërruar jetë 29 persona, ose ndryshe thënë, ka pasur nga 1 rast vdekje në ditë.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button