Do të konfiskohet Prona mbi 30,000 euro origjina e së cilës nuk mund të dëshmohet, njoftoi Nikollovski

VMRO-DPMNE e quajti hipokritë njoftimin për miratimin e Ligjit për origjinën e pronës, duke akuzuar se nuk hapen hetime për pronat e zyrtarëve aktualë, ndërsa LSDM, nga ana tjetër tha se opozita ka frikë sepse kjo zgjidhje ligjore do zbatohen për ish-zyrtarët, transmeton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri për Luftën kundër Korrupsionit, Ljupço Nikollovski, njoftoi se do të ketë konfiskim të pronës mbi 30.000 euro, origjina e së cilës nuk mund të dëshmohet. Kjo parashikohet në versionin draft të Ligjit për Origjinën e Pronës, i cili është gati dhe do t’i dërgohet Komisionit të Venedikut.

Ligji nuk do të mbulojë vetëm zyrtarët, por do të vlejë për të gjithë qytetarët.

“Ky ligj përmes një procedure civile për konfiskim, të cilën ne po e prezantojmë, do të zbatohet për të gjithë personat që nuk do të jenë në gjendje të dëshmojnë origjinën e pronës në një periudhë të caktuar ligjore. Pra, do të zbatohet për të gjithë personat, jo vetëm për zyrtarët. “Procedura do të jetë civile, e shpejtë, jo penale dhe do të ketë një prag të përshtatshëm i cili aktualisht është në versionin draft është 30 mijë euro.” tha Nikollovski në fjalimin e tij në konferencën për zbulimin dhe zvogëlimin e ekonomisë informale, të organizuar nga UNDP dhe Ministria e Financave.

VMRO-DPMNE reagoi ndaj deklaratës së tij, duke thënë se miratimi i një ligji të tillë është hipokrizi, duke pasur parasysh që prokurorët nuk po hapin hetime për pronën e zyrtarëve.

“Zyrtarët e LSDM-së i kanë shtuar pasuritë e tyre disa herë në 4 vitet e fundit edhe atë për shumë më tepër se 30.000 euro. Për shumë prej tyre, Prokuroria Publike, megjithëse ka prova të shumta, nuk hap hetim. Asgjë nuk do të ndryshojë me Zaevin, madje as me të ashtuquajturin ligj për origjinën e pronës. Për të pas drejtësi duhet të bjerë Zaevi.” thanë nga partia opozitare.

LSDM, nga ana tjetër, e quajti reagimin e VMRO-DPMNE-së nervoz sepse, sipas social demokratëve, opozita po i kushton vëmendje këtij ligji sepse përveç atyre aktualë, do të përfshihen edhe ish-zyrtarë shtetërorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button