Pendarovski: Premtojmë se do vaksinojmë të paktën 70% të popullsisë deri në fund të vitit

Presidenti Stevo Pendarovski premtoi  se të paktën 70 përqind e popullsisë do të vaksinohet deri në fund të vitit, këtë premtim presidenti e bëri sot në Samitin Global Kundër Covid-19, “Përfundimi i Pandemisë dhe Vendosja e Bazave më të Mira në Përgatitjen për të Ardhmen”, organizuar nga Presidenti amerikan Joe Biden, transmeton Portalb.mk.

Sipas Pendarovskit, për të arritur një shkallë të lartë vaksinimi në nivel global, të gjithë duhet të luftojmë padrejtësitë sistemike me një shpërndarje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë të vaksinave efektive.

Në fjalimin e tij, ai gjithashtu shprehu mbështetje për qëllimet e përbashkëta globale për trajtimin e pandemisë, të cilat Biden i paraqiti, duke i vlerësuar ato si çelës për ndalimin e këtij kërcënimi.

“Vaksinimi në të gjithë botën, pa vonesë, është vendimtar. Ndërsa flas, 55% e popullsisë në Maqedoninë e Veriut tashmë është vaksinuar me të paktën një dozë. Prandaj, ne jemi absolutisht të sigurt dhe premtojmë të vaksinojmë plotësisht të paktën 70% të popullsisë deri në fund të këtij viti. Sidoqoftë, për të arritur këtë qëllim sa më shpejt në nivel global, të gjithë duhet të luftojmë padrejtësitë sistemike me një shpërndarje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë të vaksinave efektive. Dhe në të njëjtën kohë, ne duhet të luftojmë efektet shkatërruese të lajmeve të rreme dhe fushatave të dezinformimit duke përhapur të vërtetën dhe transparencën. Vetëm vaksinimi nuk është i mjaftueshëm. Për të shëruar botën, ne duhet të hedhim themelet për një sistem shëndetësor më elastik, të integruar, të drejtë dhe gjithëpërfshirës që do të ndihmojë në parandalimin, zbulimin, përgjigjen dhe rimëkëmbjen nga çdo pandemi e ardhshme ose kërcënime të tjera globale për shëndetin.” tha Pendarovski.

Ndryshe, samiti global kundër Covid-19 u organizua nga Presidenti amerikan Joe Biden, dhe po mbahet në Nju Jork.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button