fbpx

U arrestua mjekja nga Kumanova, dyshohet se ka pranuar ryshfet

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është arrestuar një mjeke për shkak të dyshimit se ka pranuar ryshfet dhe ka keqpërdorur pozitën zyrtare.Nga MPB thane se është arrestuar mjekja E.S. nga Kumanova është arrestuar sot në ora 07:00 pas njohurive të siguruara paraprakisht dhe pas sigurimit të urdhrit gjyqësor, transmeton Portalb.mk.

“Janë kryer bastisje në hapësirat e punës në Repartin e syve në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm Kumanovë dhe në veturën “Opel Astra”, të parkuar në rrethin e Spitalit. Gjatë bastisjes në Repartin e Syve në Spital nga motra medicinale janë marrë 18.000 denarë, kurse gjatë bastisjes në veturë, në pronësinë e mjekes E.S. janë marrë 98.000 denarë. E.S. është arrestuar kundër saj do të parashtrohet kallëzim penal përkatës deri te PPTh Kumanovë.Gjegjësisht E.S. e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin të dënuar në bazë të nenit 353 dhe ka pranuar ryshfet nga pacientë, të dënuar në bazë të nenit 357 të Kodit Penal.

Ka kryer intervenime kirurgjike në hapësira zyrtare të Spitalit të Përgjithshëm Kumanovë dhe për intervenimet kundërligjshëm ka marrë 12.000 denarë, edhe pse pacientët kanë qenë të siguruar në Fondin për Sigurim Shëndetësor dhe për të njëjtin intervenim do duhej të paguanin vetëm participim.

Participimi nuk u është paguar, me çka është dëmtuar buxheti i shtetit, por paratë pacientët ia kanë dhënë personalisht të denoncuarës, para se të kryhet intervenimi, për çfarë pacientët nuk kanë marrë dokument për shërbimin e paguar.” thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button