Në prag të fushatës zgjedhore, filloi rikonstruimi i rrugës që lidh Spitalin e Tetovës me rr. Dervish Cara

Sot, më pak se një muaj përpara zgjedhjeve lokale Komuna e Tetovës shënoi fillimin e rikonstruimit të rrugës e cila lidh Spitalin e Tetovës me rrugën Dervish Cara, transmeton Portalb.mk.

Ky projekt përfshin asfaltimin e rrugës në gjatësi prej 180m dhe gjerësi 6m, rregullimin e trotuareve në të dyja anët me gjërësi 2m dhe ndërtimin e kanalizimit me gjatësi 185m.

Ndryshe, Teuta Arifi do të kandidojë përsëri për të parën e Tetovës. Gjatë periudhës së fundit, nga korriku e këndej gjegjësisht tre muaj përpara zgjedhjeve lokale, Komuna e Tetovës ka bërë promovimin dhe finalizimin e disa projekteve të mëdha, të cilat sipas premtimeve kohë më parë duhej të kishin mbaruar. Portalb pyeti kryetaren e Komunës së Tetovës, se pse në një periudhë kaq të shkurtër kohore promovohen kaq projekte të mëdha, Arifi tha se tani ka ardhur koha, sepse këta janë projekte të mëdha që kërkojnë shumë punë dhe përkushtim dhe nuk mund të bëhen për një ditë apo një javë.

LEXO: Komuna e Tetovës në “ofensivë” me projekte në prag të zgjedhjeve lokale (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button