fbpx

Maqedonia e Veriut u furnizua edhe me 110 mijë vaksina të reja kundër Kovid-19

Ministri në largim i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, njoftoi që në vendin tonë kanë arritur edhe 110 612 vaksina kundër virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Në vendin tonë arritën 110 612 vaksina nga prodhuesi “Fajzer-Biontek”. Vaksinat e arritura, për të cilat ka interesim të madh te qytetarët, do të shpërndahen te pikat e vaksinimit nëpër vend me qëllim që të sigurohet proces i pandërprerë i vaksinimit”, deklaroi Filipçe.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë shfrytëzuar gjithsej 1.474.507 doza të vaksinës, duke mundësuar vaksinimin e 697.847 qytetarëve me dy doza. Vetëm brenda një dite janë realizuar 12 099 doza të vaksinës.

“Vetëm me vaksinim mund të ruajmë shëndetin personal, por mund të japim kontribut për ruajtjen e asaj kolektive. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase, dhe përfaqësojnë mënyrën e vetme për t’i dhënë fund pandemisë”, vlerësoi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button