Zaev: Numrat e regjistrimit në të drejtat e shqiptarëve dhe pakicave, ASH: Zaevi nuk është mbi Kushtetutën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë sot se, regjistrimi nuk do të ndikojë në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, por se qëllimi i operacionit statistikor është të dihet se sa qytetarë ka në Maqedoni dhe sa jashtë, transmeton Portalb.mk.

Ai ka sqaruar se, Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe të drejtat e shqiptarëve dhe të bashkësive më të vogla, mbeten absolutisht të njëjta dhe ajo nuk ndërrohet në asnjë mënyrë në varësi prej numrit të përgjithshëm të regjistruesve, numrit të rezidentëve apo jo rezidentëve,

Sipas tij, ato të dhëna do të përdoren për krijimin e politikave ekonomike, sociale, kulturore dhe politikave të tjera dhe jo për lëshime politike.

Ndaj kësaj deklarate të Zaevit ka reaguar Aleanca për Shqiptarët. Nga kjo parti kanë thënë se, Zaev nuk është mbi Kushtetutën dhe se të drejtat kolektive të shqiptarëve varen nga numrat.

Sipas tyre, kryeministri Zoran Zaev ka humbur kontaktin me realitetin dhe deklaratat e tij jo vetëm që nuk mund të merren si të vërteta, por paraqesin alarm shqetësues për planet e fshehta të Qeverisë LSDM – BDI.

Nga partia e Selës kanë shprehur dyshime për atë se, çfarë ndodhë me regjistrimin. Sipas tyre, Qeveria dhe Enti Shtetëror për Statistikë duhet urgjentisht të japin llogari dhe sqarim për atë se çfarë ndodhë me faqen dhe bazën e të dhënave për regjistrim, çfarë dëmi është bërë nga sulmet hakerike, nëse kanë ndikuar në të dhënat e diasporës dhe kush do të jetë përgjegjës për çfarë do lloj përzierje të numrave.

Regjistrimi në vend vazhdon të zbatohet me ritëm të pandërprerë dhe përfshirë ditën e djeshme deri në orën 20, janë regjistruar 1.212.339 persona, 378.033 familje dhe 516.787 banesa, informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Përmes aplikacionit për vetë-regjistrim të personave që jetojnë jashtë, deri tani janë vetë –  regjistruar 193.982 persona nga diapora, duke përfshirë këtu ditën e sotme deri në orën 7:30.

Regjistrimi i popullsisë, amvisrive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button