Pesë biçikleta prodhuan energji elektrike për shfaqjen e filmave në Parkun e Qytetit në Shkup (FOTO)

Eko-kinema e parë me rrota në Shkup u zhvillua mbrëmë në Parkun e Qytetit. Organizuar nga Shoqata “Go Green” për Zhvillim dhe Mbrojtje të Mjedisit, të pranishmit patën mundësinë të shikojnë dokumentarin “Jeta në planetin tonë nga David Atenborou, shkruan Meta, Transmeton Portalb.mk.

Në vend të mënyrës tradicionale, projeksioni i tij u bë i mundur nga pesë biçikleta që prodhonin energji elektrike. Në park u vendosën mbajtës të biçikletave, dhe të gjithë shikuesit kishin mundësi të hipnin në një prej dhe provuan të prodhojnë energji elektrike.

Si pjesë e ngjarjes në Parkun e Qytetit, u vendos një kub me përmasa 4 metra kub, i cili në fakt përfaqësonte 125 kilogramë dyoksid karboni.

“125 kilogramë CO2 është ekuivalente me 14 ditë vozitje, 50 kilogramë plastikë jo e përzgjedhur ose 6 muaj hedhje mbeturinash komunale. Kjo na tregon se sa shumë jemi shkaktarë të ndryshimeve klimatike dhe sa këso gjëra të vogla si për ne, si mbeturinat që nuk i përzgjedhim, e bëjnë dallimin”, thonë nga “Go Green”

Në njërën anë të kubit, të rinjtë mund të lënë një mesazh në të cilin do të shkruanin premtimin e tyre për të luftuar ndryshimet klimatike dhe se si do të zvogëlonin gjurmët e tyre të karbonit.

Elena Nikolovska nga “Eko-vetëdija” (Eko svest) foli në ngjarje për atë që shkakton ndryshimin e klimës, por edhe atë që vendi po bën për të zvogëluar emetimet e dyoksidit të karbonit dhe për të luftuar ndryshimet klimatike.

“Edhe politik bërësit në vendin tonë tani janë pajtuar që kemi një problem. Dhe ne duhet ta zgjidhim atë. Është problem global, jo kombëtar, kështu që të gjithë duhet të bëjnë diçka dhe të përpiqen ta zbutin atë. Tani kemi strategji energjetike shumë të mirë dhe ambicioze që thotë se duhet të zvogëlojmë përdorimin e karburanteve fosilike deri në vitin 2030. Ky është një lajm i mrekullueshëm, por ne duhet ta bëjmë tani. “Sepse lëndët djegëse fosile janë shkaku numër një i ndryshimeve klimatike, ndërsa në vendin tonë pjesën më të madhe të energjisë elektrike e marrim nga karburante fosilike,” tha Nikolovska.

Para shfaqjes së filmit, Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar Rejçëll Gallouej iu drejtua auditorit, duke përkujtuar edhe një herë samitin kryesor mbi ndryshimet klimatike që do të mbahet në Nëntor në Glazgov, Skoci.

“Me të vërtetë mund të arrijmë diçka në këtë konferencë. Por, përse është kjo ngjarje? Sepse duhet të bëjmë presion mbi të gjitha qeveritë tona për të bërë më shumë. Kemi nevojë që të rinjtë në të gjithë botën ta nxisin atë ndryshim dhe kemi nevojë për njerëz si ju që t’u tregojnë vendeve të tyre se ata duhet të veprojnë tani”, ishte porosia e ambasadores.

Ndryshe, në filmin “Jeta e planetit tonë”, autori David Attenborough flet për ndikimin e njerëzimit në natyrë, dëshmon për shkatërrimin e Tokës, por gjithashtu porosit se nuk është vonë për të ndryshuar rrjedhën e këtillë të historisë.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button