Zaev numëroi disa zgjidhje që i kërkoi presidenti bullgar Radev për zhbllokim të dialogut

Kryeministri Zoran Zaev tha sot se, zgjidhjet konkrete që i kërkon presidenti bullgare Rumen Radev, ndërsa të cilat besoj se do t’i përgatisim deri në fund të vitit, janë udhërrëfyesi, emër i shkurtër dhe i gjatë, mosndërhyrja në punët e brendshme dhe kuptohet korniza negociuese e BE-së me Bullgarinë, transmeton Portalb.mk.

Një pjesë e madhe e përmendoreve që janë edhe në Bullgari edhe në Maqedoninë e Veriut, siç tha Zaev, duhet të jenë në frymë miqësore, kështu që, siç theksoi, fashizmi nuk guxon të ketë dimension etnik.

“Te përmendoret tona të caktuara ajo veç më është bërë. Aty ku ka qëndruar okupatori fashist bullgar tani veç më është okupatori fashist, sepse nuk mundeni ta akuzoni gjithë kombin për atë se ka marrë pjesë në Rajhun e Tretë në atë kohë”, tha Zaev.

Ai sqaroi se, fillimisht duhet të ketë notë diplomatike, në të cilën do të theksohet se emri i shkurtë është i njëjtë me emrin e gjatë, përkatësisht Maqedonia e Veriut është e njëjtë me Republikën Maqedonia e Veriut dhe se nuk kemi pretendime territoriale, se nuk ndërhyjmë në punët e brendshme, si dhe në raport me të drejtat e pakicave.

“Konkretisht do të nevojitet notë diplomatike në të cilën do të përshkruhet se emri i shkurtës është i njëjtë me emrin e gjatë, përkatësisht Maqedonia e Veriut është e njëjtë me Republikën Maqedonia e Veriut dhe se nuk ka pretendime territoriale. Se nuk do të ndërhyjmë në punët e brendshme, përfshirë edhe të drejtat e pakicave, sepse bëhet fjalë për qytetarë të Bullgarisë dhe ata e kanë të drejtën e tyre si njerëz dhe individë. Kuptohet edhe të gjitha bashkëpunimet sektoriale mes institucioneve nga të gjitha fushat”, sqaroi Zaev.

Ai theksoi se, Maqedonia është e gatshme t’i ofrojë Bullgarisë që të jetë vendi i sytë i cili do të ruajë hapësirën ajrore të Maqedonisë, sepse Greqia është partneri i parë në këtë fushë.

“Puna e tretë e rëndësishme është të reagojmë në parandalimin e gjuhës së urrejtjes, para së gjithash vet institucionet të kujdesen që në gjithë aktivitetet e tyre të ndërtojnë miqësi dhe të mos provokojnë armiqësi të caktuar dhe të veprojë me apele dhe bisedime kur bëhet fjalë për subjektet private. Për një numër të përmendoreve që janë në dy vendeve, fashizmi nuk guxon të ketë dimension etnik”, tha kryeministri.

Presidenti bullgar Rumen Radev dje pas takimit në Sofje me eurokomisarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varheji, tha se Bullgaria pret aktivitete efektive nga institucionet e Bashkimit Evropian për promovim të vlerave të demokracisë dhe respektim të së drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai po ashtu, theksoi se, deklaratat dhe premtimet për dialogun nga Maqedonia e Veriut më nuk funksionojnë dhe se Bullgaria pret vendime juridike obliguese që do të sjellin deri në rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button