Tetovë, stabilizim i situatës epidemiologjike

Qyteti i Tetovës, ndonëse nga më të prekurit me Covid-19 gjatë periudhës së fundit, sipas mjekes Miranda Pajaziti, gjendja po shkon drejtë stabilizimit ku numrat e pacientëve të hospitalizuar janë ulur dukshëm në krahasim me periudhën e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Në 24 orët e fundit në Tetovë ka ndërruar jetë një pacient i moshës 61 vjeçare, i cili ka qenë i pavaksinuar kurse numri i pacientëve të hospitalizuar është 23. Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 53 kontrolle, dy fletëlëshime dhe tre pranime të reja.

“Pacientët janë të gjithë stabil, me oksigjenoterapi por në gjendje stabile. Sa i përket asaj nate të kobshme, kemi vetëm dy pacientë të hospitalizuar të gjithë janë në gjendje stabile.” tha Dr.Miranda Pajaziti.

Pajaziti tha se në mesin e të hospitalizuarve janë një pacient i cili është i vaksinuar me një dozë dhe dy që janë të vaksinuar me të dyja dozat. Ajo shtoi se vaksinimi padyshim mbron nga format e rrënda të virusit.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut dje  ka regjistruar 554 raste të reja me korona virus, nga 4, 072 testimet e bëra. U shënuan 17 viktima nga Covid – 19 dhe 891 pacientë janë shëruar. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.258.133 testime për Covid – 19. Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 187.622, numri i të shëruarve në 168.700, i viktimave në 6.489, ndërsa momentalisht ka 12.433 raste aktive. Në Tetovë, numri I rasteve aktive është 985.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button