fbpx

Kovid-19: Vaksinat nuk janë eksperimentale, virusi nuk shërohet “lehtësisht” dhe Soros nuk ka prodhuar vaksinat

Me zë të lartë, shumë të pavërteta u thanë nga një prift i Australisë në lidhje me vaksinat kundër Kovid-19. Aq më keq, fjalët e tij u përkthyen në gjuhën shqipe dhe u shpërndanë në disa portale, kështu duke i ndihmuar gënjeshtrës. Jo, vaksinat kundër Kovid-19 nuk janë eksperimentale. Jo, virusi korona nuk mund të “shërohet lehtësisht”. Jo, Bill Gates dhe Soros nuk kanë lidhje me virusin. Përkundër deklaratave të këtij prifti, Vatikani si dhe BFI-ja vazhdimisht bëjnë thirrje për vaksinim, shkruan Portalb.mk.

videon tashmë virale, prifti në fjalë thotë se bota po shkon drejt një skllavërie për shkak të mbylljeve të vazhdueshme si dhe sipas tij, kjo që po ndodh sot në botë është dora e ndyrë e shoqërive sekrete.

“Gjithçka që ndodhë sot në botë është dora e ndyrë dhe djallëzore e shoqërive sekrete që duan të shkatërrojnë njerëzimin. Si mund të fitojë një person që fiton gjithë botën dhe që humb veten e tij? Ju presidentë, drejtues kishash, mjaftë i skllavëruat njerëzit. Mjaftë më me mashtrime,mjaftë me mbyllje sepse kjo që po bëni është skllavëri e hapur” thotë ai në video.

Kjo nuk është e vërtetë, mbyllja nuk bëhet për “skllavëri” por për mbrojtje

Karantina apo mbyllja është tërësia e masave mbrojtëse që merren për të parandaluar përhapjen e një sëmundjeje ngjitëse ose edhe epidemike, kryesisht duke i mbajtur të sëmurët ose ata që dyshohen si të tillë, të veçuar nga të tjerët për një kohë të caktuar.

Karantina vendoset edhe për bimët e kafshët kur ka rrezik për përhapjen e një infeksioni. Ka karantinë të pjesshme dhe karantinë të plotë. Karantina e plotë bëhet duke mbajtur njerëzit e dyshimtë në gjendje fare të veçuar, për aq kohë sa zgjat periudha e inkubacionit të sëmundjes.

Theksojmë se për shkak të karantinës, në kohën kur virusi korona ishte ende shumë i panjohur për shkencën dhe në treg nuk kishte një vaksinë e cila do parandalonte vdekshmërinë, karantina ishte e vetmja armë me të cilën virusi mbahej i izoluar dhe ndihmoi shumë shtete të cilat ishin në prag të kolapsit shëndetësorë për shkak të numrit jo të mjaftueshëm të krevateve spitalor.

“Mjaftë me të ashtuquajturën korona, sepse ajo është një sëmundje lehtësisht e durueshme me medikamente të provuara” thotë prifti në video.

Kjo rezulton të mos jetë e vërtetë, deri tani, ka disa forma për trajtimin e virusit korona por megjithatë nuk ka ndonjë medikament të provuar i cili do të funksiononte 100% në parandalimin apo kurimin e këtij virusi.

Shkencëtarët në të gjithë botën po punojnë në gjetjen dhe zhvillimin e një tretmani për Kovid-19.

Pacientët të cilët shfaqin simptome jo të lehta vendosen në kujdes të oksigjenit ndërkaq ata të cilët janë të rrezikuar nga sëmundja Kovid-19 dhe zhvillojnë simptome më të rënda vendosen në respirator dhe ngjashëm.

Dexamethasone është një kortikosteroid i cili ndihmon në shpëtimin e jetëve të personave me rrezikshmëri të lartë nga virusi korona si dhe ata me simptome të zhvilluara. Lexoni më shumë informacione në lidhje me dexamathesonin duke klikuar këtu.

Rezultatet fillestare të hulumtimit të OBSh-së thonë se remdesivir, hydroxchloroquine, lopinavir/ritonavir dhe interferon duket se kanë pak  apo aspak efekt në vdekshmërinë 28 ditore apo në rrjedhën spitalore të pacientëve të hospitalizuar nga Kovid-19.

Hydrocychloroquine nuk ka treguar ndonjë rezultat të mirë në kurimin e Kovid-19, lexoni më shumë duke klikuar këtu.

OBSh-ja nuk rekomandon vetë-mjekimin me asnjë nga medikamentet e lartpërmendura apo tjera, përfshirë këtu edhe antibiotikët, si preventiv apo shërim të Kovid-19. OBSh-ja po i koordinon përpjekjet për zbulimin e tretmanëve apo medikamentit kundër Kovid-19.

Korona virusi Indi, Foto: Syed Ali/Unsplash
Korona virusi Indi, Foto: Syed Ali/Unsplash

Prifti gjithashtu hedh dyshime për ekzistencën e vetë virusit korona, ritheksojmë se virus ka!

Kovid-19 ekziston dhe është sëmundje e cila shkaktohet nga një koronavirus i ri i njohur si SARS-CoV-2. OBSh-ja fillimisht u njoftua me këtë virus më datë 31 dhjetor të vitit 2019, sipas një raporti i cili fliste për disa raste të pneumonisë në Wuhan, Kinë.

Deri në këto momente nga ky virus në Maqedoninë e Veriut janë infektuar gjithsej  187.622 persona ndërkaq kanë ndërruar jetë gjithsej 6.489 persona, nga të cilët pjesa më e madhe të pavaksinuar, vlen të theksohet se një pjesë e madhe e vdekjeve kanë ndodhur para se të fillojë procesi i imunizimit kundër Kovid-19 në RMV.

Në botë, më shumë se 4 milion njerëz kanë humbur betejën me këtë virus, numra këto, që vërtetojnë jo vetëm ekzistimin e virusit korona por edhe rrezikshmërinë e tij, sidomos për personat të cilët kanë sëmundje tjera shoqëruese apo për të pavaksinuarit.

“Gjilpërat janë eksperimentale dhe janë prodhuar nga duart e djajve të mëdhenj” thotë prifti në video

Vaksinat kundër Kovid-19 tashmë nuk janë eksperimentale. Ata kanë kaluar në disa teste rigoroze të sigurisë dhe efikasitetit para daljes së tyre në treg, kur edhe është dëshmuar se janë efektive kundër virusit korona.

Përveç marjes së konfirmimit nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) dhe rregullatorëve nacional apo agjencive, të gjitha vaksinat e kanë patjetër të kalojnë tre fazat klinike të testimit. Testimet klinike konfirmojnë sigurinë e vaksinave tek personat me sëmundje shoqëruese si dhe efikasitetin e tyre kundër virusit. Rezultatet e këtyre testimeve janë të recensuara nga ana e shkencëtarëve të pavarur për të verifikuar që të dhënat janë të sakta.

Faza e tretë dhe aplikimi i tyre në botë ka vërtetuar se vaksinat janë shumë efektive në parandalimin e infeksionit dhe simptomave. Më poshtë mund të shihni efikasitetin e vaksinave të aprovuara kundër virusit korona.

  • Pfizer–BioNTech – 95%
  • Oxford–AstraZeneca – 63%
  • Sinovac – 51%
  • Sputnik V – 92%
  • Covaxin – 78%
  • Johnson & Johnson – 66%
  • Moderna – 94%
  • Sinopharm – 79%

Ekspertët thonë se vaksinat me 50% efikasitet janë të mjaftueshme për të kontrolluar pandeminë. Deri tani, pjesa më e madhe e personave të cilët po ndërrojnë jetë çdo ditë nga virusi korona janë të pavaksinuar.

Ritheksojmë se me shfaqjen e variantit “Delta” të virusit korona, ka rënë edhe efikasiteti i disa prej vaksinave, megjithatë, ende nuk ka ndonjë studim të saktë që e konfirmon këtë.

kovid19, coronavirus, vaksine, vaksinim (9)
Foto arkiv nga Meta.mk

RMV, afër 90 % janë qytetarë të pavaksinuar ata që vdesin nga Kovid-19

“Tash kemi një pandemi, virus i cili shumë po shpërndahet te qytetarët e pavaksinuar. Një përqindje e madh nga numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar, 81-88 janë të pavaksinuar. Gjithashtu është e madhe përqindja edhe e pacientëve që kanë ndërruar jetë , afër 90 për qind janë të pavaksinuar”, deklaroi Filipçe.

Përkundër deklaratave të priftit, edhe Vatikani edhe BFI-ja bëjnë thirrje për vaksinim

“Për ne mbetet e pranueshme vaksina të cilën e rekomandojnë institucionet përkatëse të shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut dhe u rekomandojmë besimtarëve myslimanë ta marrin të njëjtën, derisa nuk kemi një zgjedhje tjetër”, kanë theksuar nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut.

Pope Francis nga kisha katolike insiston se vaksinat kundër Kovid-19 janë të sigurta, efektive dhe një “veprim përkujdesi” përmes një video të publikuar nga Vatikani disa ditë më herët.

Ai shtoi se marrja e njërës prej vaksinave kundër Kovid-19 të cilat janë të autorizuara nga ana e autoriteteve është “shenjë dashurie.”

Të ju ndihmosh të tjerëve ta bëjnë të njëjtën, tha ai, është gjithashtu veprim dashurie. “dashuria për veten, dashuria për familjen dhe shoqërinë dhe se dashuria për të gjithë njerëzit. Dashuria gjithashtu është sociale dhe politike.” Shtoi ai.

Pope theksoi se dashuria sociale dhe politike ndërtohet me “gjeste të vogla individuale të cilat mund të transformojnë shoqërinë për mirë.”

“Të vaksinohesh është e thjeshtë, por një mënyrë e mirë për të treguar kujdes ndaj tjetrit, sidomos për më të rrezikuarit” shtoi ai.

Pope Francis më pas në video ju lut Zotit që “të gjithë nga ne të bëjmë këtë gjest kujdesi.”

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button