Metamorfozis: Komunat nuk e kanë prioritet hapjen

Vetëm 10 komuna kanë publikuar buxhet të qytetarëve, ndërkaq i përmbushin vetëm 27% të treguesve të përfshirë në nën-fushën e transparencës financiare. Komunat nuk i publikojnë të dhëna për rrogat e funksionarëve dhe kompensimet e anëtarëve të Këshillit komunal.

Kjo është vetëm një pjesë e hulumtimit për Indeksin e Hapjes, të cilin nesër do ta publikojë Fondacioni “Metamorfozis”, në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare.

Hulumtimi për vitin 2021 zbuloi se shumica e komunave zbatojnë standarde të ulëta për konsultim, transparencë, monitorim dhe kontroll në punën e tyre. Më të hapura janë komunat në Rajonin Juglindor, me një hapje mesatare prej 34%, ndërsa më pak të hapura janë komunat në rajonin e Pollogut me një hapje mesatare prej 19%.

“Qasja dhe dukshmëria e të gjitha informatave financiare: buxhetet, llogaritë përfundimtare, raportet financiare dhe furnizimet publiket është obligim ligjor për çdo komunë dhe ndërmarrje publike. Planifikimi dhe harxhimi i parave publike në mënyrë transparente është angazhim i një pjese të komunave dhe vërehen praktika të mira të publikimit të informatave në format përkatës të qasshëm dhe të kuptueshëm për qytetarët dhe kyçje të qytetarëve në caktimin e prioriteteve për planifikim financiar”, thonë nga “Metamorfozis”.

Me hulumtimin është bërë vlerësim i gjendjeve të qeverisjes së mirë në Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021. Hulumtimi i komunave ka zgjatur prej 1 deri më 15 korrik të vitit 2021, a i ka përfshirë të gjitha 80 NJVL-të dhe Qytetin e Shkupit. Komunat janë vlerësuar nëpërmjet 139 indikatorëve, të ndara në 4 fusha dhe 9 nënfusha. Përveç kësaj, janë verifikuar edhe formatet e të gjitha dokumenteve të publikuara në ueb-faqet e komunave, nëpërmjet fushës horizontale të të dhënave të hapura.

Rezultatet e plota dhe raporti për vlerësimin e gjendjes së qeverisjes së mirë të komunave në vend për vitin 2021 do të publikohet nesër në ueb-faqen e Fondacionit Metamorfozis. Matjet e Indeksit të Hapjes zbatohen nën ivel vjetor, që nga viti 2016-të nëpërmjet rrjetit ACTIONSEE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button