RMV, deri dje në mbrëmje janë regjistruar 1.212.339 persona

Regjistrimi në vend vazhdon të zbatohet me ritëm të pandërprerë dhe përfshirë ditën e djeshme deri në orën 20, janë regjistruar 1.212.339 persona, 378.033 familje dhe 516.787 banesa, informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, transmeton Portalb.mk.

Përmes aplikacionit për vetë-regjistrim të personave që jetojnë jashtë, deri tani janë vetë-regjistruar 193.982 persona nga diapora, duke përfshirë këtu ditën e sotme deri në orën 7:30.

Regjistrimi i popullsisë, amvisrive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.

Qytetarët gjasët kryerjes së regjistrimit, në rast dyshimi për përhapje të kovid-19, mund të kërkojnë që t’i regjistrojë person i vaksinuar kundër kovid-19 ose që këtë detyrë me regjistruesin ta kryejnë jashtë shtëpisë së tyre, para shtëpisë ose ndërtesës së tyre.

Përndryshe, zbatimi i këtij procesi të rëndësishëm pritej të jetë prilli i këtij viti. Megjithatë, përmes pazareve politike, Zaev dhe Mickoski, pa konsultim edhe të partive shqiptare opozitare, vendosën që ta shtyjnë këtë proces dhe të zhvillohet nga 5 deri më 30 shtator. Partitë shqiptare nga ana tjetër, nuk ishin aspak faktor për shtyrjen ose mos-shtyrjen e këtij procesi. Zaevi, përmes një bisede telefonike e informoi Ahmetin për vendimin që kishin marrë me Mickovski, kurse kreu i BDI-së vetëm i shtoi “aminin”.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button